Duke çaluar dhe me bastun në dorë, Monika Kryemadhi sërish në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e GJKKO.

Ashtu si ditën e djeshme edhe sot Kryemadhi është parë me një bastun në dorë.

Ditën e djeshme, deputetja e Partisë së Lirisë ishte në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.

Monika Kryemadhi ironizoi dje se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.

“5 minuta para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në derën e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestros.

A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, e përfituar në mënyrë të ligjshme, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë me qira ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo./  S,M

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV