Konferenca e tretë ndërqeveritare/ Szijjártó: Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon këtë të martë me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó u shpreh se vendi ynë ka treguar progres të shkëlqyer, pasi në dy muaj kanë ndodhur zhvillime më shumë se për 15 vjet.

Sakaq, ai u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të vazhdojë dhe përmes një marrëveshje të nënshkruar për të trajnuar administratën.

“Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje për ne. Në mënyrë që të shpejtojmë aksesin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me presidencën hungareze kemi arritur ta shpejtojmë. Sa i përket vendeve të rajonit, ne arrijmë ta kuptojmë shumë mirë, paqen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne i detyrohemi një far respekti ktyre vendeve dhe ky proces i ka pasur datat e shtyra. Prandaj ne do të donim që të gjitha vendet e BP të ishin pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Për shqipërinë në 2022 filluan themelin negociatat, ndërsa në dy muaj kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare dhe janë hapur dy grupkapituj. Më shumë kanë ndodhur në dy muaj se 15 vjet. Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer.

Ndaj po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ecë përpara. Herën e fundit para 3 vitesh që ne hapëm një grupkapitujsh për Shqipërinë, është interesi ynë i përbashkët që ky vend të arrijë.

Lexo edhe :  Sot është dita botërore e punës sociale

Kompanitë hungareze tani janë pjesë e tregut shqiptar. Një nga kompanitë e Telekomit është prezente. Duke pasur parasysh, qeveria shqiptare dhe hungareze nënshkruan një marrëveshje jo para shumë kohësh për të trajnuar administratën”, tha ai./   S,M

Të fundit

Terrori Shtetëror: Kur “Sigurimi Kombëtar” kthehet në Diktaturë

Tetë diktatorë që justifikuan shkeljet e të drejtave të njeriut në emër të sigurisë kombëtare. Kështu vendoset një diktaturë. Simone...

Politika ekonomike, “lufta e tarifave” dhe efektet

NGA AKADEMIK, PROF. DR. ANASTAS ANGJELI  Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë të rritjes globale...

Rama kudo me ‘Zonjën Drejtësi’: Mbështesim reformën në drejtësi pavarësisht lajthitjeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të PS për qarkun e Durrësit. Kreu i qeverisë foli sërish për reformën në drejtësi, ku...

Rama: Më 11 maj jo vetëm socialistët, por edhe demokratët duhet të na votojnë

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste. Ai theksoi se vota më 11 maj për Partinë...

Netanyahu nuk do ta pranojë kurrë paqen. Ku do të çojë më pas lufta e tij e përhershme?

Izraeli, i mbështetur nga një Donald Trump kapriçioz, kurrë nuk kishte ndërmend të respektonte armëpushimin. Këto sulme ajrore shënojnë një fazë të re të...

Lajme të tjera

Web TV