Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s/ Rutte, mbështetës i paepur i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në selinë qendrore të aleancës në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron Rutten si një mik të veçantë dhe mbështetës të paepur të Shqipërisë.

“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkroi Rama.

Mark Rutte u zgjodh të drejtojë NATO-n pasi shërbeu si kryeministër i Holandës, ndërsa pasoi në këtë detyrë Jens Stoltenberg./E.T

Të fundit

TikTok ende i aksesueshëm/ 1.5 milionë shqiptarë raportojnë vështirësi në përdorim

Edhe pse Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit...

Momenti surprizë për banorët e “BBV”/ Livia rikthehet në shtëpi, ja veprimi i Rozanës

Sot në mëngjes, ish-banorja Livia Brunga bëri një rikthim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u bërë pjesë e sfidës së mos...

Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

Nga Artan Fuga U ç'u lodhëm me gjithë këto pushime! Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e...

Alarm ushqimor/ Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit...

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe...

Lajme të tjera

Web TV