Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa luftimet në Ukrainë po mbushin tre vite.

Amendamentet e miratuara nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, zgjerojnë përkufizimin e tradhtisë së lartë, duke përfshirë lidhjet me çfarëdo organizate që është e përfshirë në “aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Legjislacioni aktual kishte një interpretim më të ngushtë të “kalimit në anën e armikut”, duke e përcaktuar atë si bashkim me forcat e armatosura të armikut.

Të dënuarit për tradhti të lartë mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

“Në situatën kur ushtarët tanë rrezikojnë jetën e tyre në betejën për sovranitetin e Rusisë, nuk ka organizata ‘neutrale’ apo ‘paqësore’ nga ana e armikut”, tha Vasily Piskarev, kryetar i komisionit të çështjeve të sigurisë të Dumës dhe një nga autorët e projektligjit. “Nuk mund të lejojmë askënd të punojë për armikun në territorin tonë”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se formulimi i paqartë i projekt-ligjit mund të përdoret për të goditur këdo që ka lidhje me ndonjë organizatë ukrainase dhe mund të interpretohet më gjerësisht për të ndëshkuar edhe ata që kanë ndonjë kontakt me organizata apo kompani perëndimore.

Përkufizimi ligjor i tradhtisë tashmë është zgjeruar për të përfshirë ofrimin e “ndihmës”, së përcaktuar në mënyrë të paqartë, për vendet ose organizatat e huaja.

Amendamentet e propozuara, të cilat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e parlamentit dhe të nënshkruhen nga Presidenti rus Vladimir Putin për t’u bërë ligj, parashikojnë gjithashtu dënimin me deri në 15 vite burg për të huajt dhe personat pa shtetësi që akuzohen për “ndihmë për aktivitetet e armikut kundër sigurisë së Federatës Ruse”.

Lexo edhe :  Rritet numri i vdekjeve nga alkooli në Mbretërinë e Bashkuar

Proceset për tradhti dhe spiunazh janë shtuar së tepërmi pasi Presidenti Putin dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Paditë e tilla janë ngritur ndaj një game të gjerë të dyshuarish, që nga kritikët e Kremlinit dhe deri tek gazetarët e pavarur dhe shkencëtarët, duke tërhequr vëmendjen e grupeve të të drejtave të njeriut. VOA

Të fundit

Olta Xhaçka “harron” koleget për miqësitë e vjetra

Olta Xhaçka ka qenë ndër deputetet më të lakuara të muajve të fundit. Shkak për këtë kanë qenë pikërisht...

A do ta ndryshojë Donald Trump marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas?

Fati i marrëveshjes për armëpushimin në Gaza varet nga presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump. Analistët mendojnë se natyra e tij e paparashikueshme mund...

Njihuni me 4 shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Disa shenja të zodiakut, sipas astrologëve janë më të ndjeshme se pjesa tjetër. Disa shenja të zodiakut, sipas astrologëve janë më të ndjeshme se pjesa...

Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim

Bizneset e vogla dhe të mesme do të marri kredi me norma interesi të favorshme pranë bankave tregtare. Banka e Shqipërisë ka miratuar programin...

Askush si Ardian Ismajli/ Mbrojtësi dyfishon vlerën e kartonit në një vit

Kombëtarja shqiptare ka disa lojtarë të dalluar, por ai veçohet. Ardian Ismajli është futbollisti me rritjen më të madhe të vlerësimit nga të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV