Trump mesazh Zelenskyt: Jepi fund luftës me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur mesazhe të qarta drejtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili do të marrë drejtimin e Amerikës duke filluar nga muaji janar është shprehur se Ukraina duhet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit rus.

“Ai duhet të jetë i përgatitur për të bërë një marrëveshje, kjo është e gjitha”, citohet të ketë thënë Trump për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa fliste të hënën në Mar-a-Lago, Florida.

“Duhet të ketë një marrëveshje. Shumë njerëz po vriten”, ka shtuar ai.

Trump shtoi më tej duke thënë se do të duhej një shekull për të rindërtuar qytetet ukrainase të rrafshuara nga pushtimi rus dhe hodhi mënjanë shpresat e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar.

 

Ai përsëri kritikoi përdorimin e armëve amerikane për të goditur objektivat më thellë në territorin rus – një taktikë e bërë pas miratimit nga Shtëpia e Bardhë aktuale, duke rritur gjasat që ai të pengojë “zgjerimin e këtij vendimi” nëse luftimet vazhdojnë.

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV