Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, djeg dhjamin edhe kur rini ulur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ne thuajse përballemi me pyetjen: Çfarë do të ndodhë me dhjamin e tepërt, të cilin ende nuk kemi arritur ta heqim qafe? Duke kërkuar përgjigjen, do të përballeni me një sërë këshillash, të cilat do të sillen rreth së njëjtës temë, ushtrimeve fizike. Shumë burime të ndryshme do t’ju inkurajojnë të ushtroheni në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, si dhe pamjen tuaj.

Në të vërtetë, ushtrimet fizike janë të vlefshme për shëndetin e trupit të njeriut në shumë mënyra, dhe nuk ka dyshim se duhet ta bëni atë pjesë të jetës tuaj, nëse nuk e keni bërë tashmë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se është e keqe të kërkoni mënyra shtesë për të humbur yndyrën. Një studim i ri pohon se një nga këto mënyra mund të jetë konsumimi i një lloji të caktuar çaji, i cili duket se “fsheh” përfitime të shumta dhe të mrekullueshme për organizmin.

Sipas kreut të hulumtimit, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj “oolong” në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë ndarjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës, sipas ekspertit.

Studiuesit gjithashtu donin të vlerësonin cilësinë e gjumit dhe nëse ai ndikohet nga konsumimi i pijeve me kafeinë. Përkundër faktit se kafeina është e njohur për aftësinë e saj për t’i mbajtur njerëzit zgjuar, studiuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim në modelet e gjumit të grupeve që konsumuan pije me kafeinë dhe grupit që mori placebo. Për këtë arsye, ekipi hulumtues beson se pirja e çajit oolong nuk do t’ju mbajë zgjuar gjithë natën dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.

Lexo edhe :  Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Çfarë e bën çajin oolong të ndryshëm?

Edhe pse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong përftohet pas një procesi unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën diellin e fortë dhe oksidimin.

Ekspertët besojnë se çaji është jashtëzakonisht i shëndetshëm, përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve që duket se ka në djegien e yndyrës, çaji oolong jep dëshmi të mira se mund të përfitojë ndjeshëm shëndetin e zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve./   S,M

Të fundit

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

“Malli m’mbyti”/ Kujt ia dedikojnë këngën Xheneta dhe Drenusha?

Pas daljes nga “BBVK”, dy ish-banoret, Xheneta dhe Drenusha janë takuar së bashku. Në “Instastory” kanë publikuar një video në “TikTok”, ku këndojnë një këngë. Në...

Përmbytjet nga moti i keq në Durrës, evakuohen 10 familje

Situatë mjaft problematike paraqitet në disa lagje të qytetit të Durrësit ku uji vijon të jetë prezent. Burime nga shtabi emergjencave civile thanë për ABC...

Një muaj përpara zgjedhjeve në Gjermani/ Partia e kancelarit Scholz pëson rënie

Më pak se një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, një sondazh i ‘YouGov’ ka treguar se mbështetja për socialdemokratët (SPD) të kancelarit...

Lajme të tjera

Web TV