Luksi blihet me bitcoin/ Markat po e shtojnë si mjet pagese, pas rritjes së shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e shpejtë e Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave prestigjioze për të marrë në konsideratë pagesat me kriptomonedha. Një sërë markash luksoze të orave apo veshjeve po eksperimentojnë duke shtuar si opsion edhe pagesat me monedha virtuale.

Shumë dyqane franceze po bashkëpunojnë me platforma të mëdha si Binance dhe kompani teknologjike për të pranuar pagesa në kriptomonedha si bitcoin apo etherium, që kanë parë edhe një zgjerim të fortë veçanërisht pas fitores së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Prodhuesi I ccakmakëve dhe stilolapsave luksozë ST Dupont tha për Reuters se po synon të pranojë pagesa në kriptovaluta në Paris para festave të fundvitit. Këtë muaj, një nga kompanitë më të mëdha të lundrimit Virgin Voyages ofroi për herë të parë opsionionin e pagesave me valuta dixhitale.

Megjithatë, rregullatorët në mbarë botën kanë paralajmëruar prej kohësh se kriptovaluta si bitcoin janë asete me rrezik të lartë dhe me përdorim të kufizuar. Paqendrueshmëria e madhe e tyre ka qenë një nga pengesat kryesore për adoptimin e gjerë si një mjet pagese.

Por, premtimet për mbështetjen e tregut të monedhave virtuale dhe krijimin e një kuadri rregullator nga presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur zgjerimin e bitcoin duke bërë që të arrijë nivele rekord më të larta të shënuara që prej krimit të kriptomonedhës.

Analistët e agjencisë Standard and Poors thonë se narrativa ka filluar të ndryshojë, duke vënë në dukje se inovacioni I blockchain në tregjet financiare mund të rrisë parashikueshmërinë për kriptovalutat./K.B

Të fundit

”Nëna shiste gjak për të na rritur…”/ Këngëtarja shqiptare shokon me rrëfimin e saj

Këngëtarja e njohur Eli Malaj, ka ndarë për herë të parë me publikun historinë e ndarjes së prindërve dhe...

Velia: Tirana, rekord historik në ndërtimin e objekteve arsimore brenda 9 viteve

Për herë të parë në historinë e saj si kryeqytet, Tirana ka ndërtuar brenda një periudhe 9-vjeçare 109 çerdhe dhe kopshte, si dhe 45...

“S’kemi mjaftueshëm forca për….”/ Zelensky: Mbështetemi në diplomaci

Ukraina nuk ka forca të mjaftueshme për të rimarrë Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci. Kështu u shpreh presidenti ukrainas,...

Dimri pritet të rëndojë gjendjen humanitare në Rripin e Gazës

Ndërsa bisedimet për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë rifilluar, dimri pritet të vështirësojë gjendjen e...

Google Maps “demaskon” vrasësin, ngarkoi trupin e viktimës në makinë (FOTO)

Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje në provincën e Sorias, në Spanjë. Imazhi tronditës që tregon një burrë...

Lajme të tjera

Web TV