Shqipëria dhe BE-ja nënshkruan marrëveshjen në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në praninë e Kryeministrit Edi Rama.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama u shpreh se sot është një ditë mjaft e mirë.

Ndër të tjera Rama theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme, pasi është një shenjë tjetër që lidhja me Bashkimin Europian është e pandashme.

“Është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne, sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar për këtë emërim dhe t’ju themi se ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë.

Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Europian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Europian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Europës.

Kështu që, faleminderit ju dhe faleminderit gjithashtu të gjithëve dhe faleminderit atyre që na pritën,” u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Ankimimi i kryebashkiakut Veliaj për masat e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton gjyqtarin

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, u shpreh se zhvillimi i kësaj ceremonie nënshkrimi ishte një kënaqësi e veçantë.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se Shqipëria do të jetë tashmë pjesë e të gjitha tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës.

“I dashur Edi, të dashur ministra! Është një kënaqësi e veçantë të zhvillojmë këtë ceremoni nënshkrimi sot.

Është vërtet e shkëlqyer të fillojmë këtë samit të Ballkanit Perëndimor me këtë ceremoni nënshkrimi.

Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku. Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit. Jam e lumtur që do të diskutojmë këtë dhe më tej në takimet e ditës së sotme. Kështu që mirë se vini dhe mezi pres për bashkëpunimin tonë të ardhshëm,” u shpreh Kaja Kallas./   S,M

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti për qeverinë e re: Po presim çertefikimin e rezultateve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me formimin e qeverisë së re, por ai...

Berisha, si mall i skaduar!

Spartak Ngjela Pse nuk fiton dot më Parta Drmokratike në zgjedhjet elektorale të përgjithshme? Sepse ajo ka një kryetar aktual i cili është nongrata në Shtetet...

Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni orët e mësimit!

Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orët e mësimit. Një ditë...

VIDEO/ Tentohet të rrëmbehet avioni, piloti dhe pasagjeri kthehen në heronj

Një tentativë e dyshuar për rrëmbimin e një avioni të kompanisë “Jetstar” i linjës Melbërn-Sidnej është shmangur nga një pasagjer dhe piloti. I riu 17-vjeçar...

“Më fal, prej meje i ke të gjitha “/ Reagon Gjesti pas daljes së Eglit

Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime. Gjesti është ai që e ka përjetuar më shumë, e...

Lajme të tjera

Web TV