19 dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Tiranës me në krye Abdi Toptanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës, një ngjarje e rëndësishme që shënoi përpjekjet për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar dhe konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.

Vitet 1918-1920 ishin vendimtare për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, pasi nga veprimet e saj dhe qëndrimi i Fuqive të Mëdha varej fati i shtetit të shpallur më 28 nëntor 1912 dhe legalizuar nga Konferenca e Ambasadorëve më 1912-1913. Shteti shqiptar, ende i brishtë dhe i cunguar, përballej me rrezikun e copëtimit, i cili pasqyrohej në Traktatin e Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, marrëveshjen Titoni-Venizello të korrikut 1919, qëndrimin e Qeverisë së Durrësit dhe qëndrimet antikombëtare të disa feudalëve shqiptarë.

Në këto rrethana, midis dhjetorit 1918 dhe janarit 1920, u organizuan disa kongrese dhe mbledhje me qëllim stabilizimin e situatës pas Luftës së Parë Botërore. Përmendim këtu Kongresin e Tiranës (19 dhjetor 1918), Kongresin e Durrësit (25 dhjetor 1918), mbledhjen e Dibrës (dhjetor 1918), mbledhjen e Krujës (11 janar 1919) dhe një tjetër Kongres të Tiranës (maj 1919). Këto përpjekje u kurorëzuan me organizimin e Kongresit të Lushnjës, që u zhvillua më 28-31 janar 1920.

Kongresi i Tiranës i dhjetorit 1918, që i parapriu këtyre zhvillimeve, kishte një rëndësi të veçantë. Në organizimin e tij një rol të rëndësishëm luajti ish-nënprefekti Rauf Fico. Ndër përfaqësuesit e Tiranës në kongres ishin Abdi Toptani, Ismail Ndroqi dhe Rauf Fico si përfaqësues i pushtetit vendor. Pjesëmarrës të tjerë ishin figura të shquara si Sotir Peçi, Myslym Beshiri, Mytesim Kelliçi, Sinan Hoxha etj. Kryetar i kongresit ishte Abdi Toptani.

Kongresi i Tiranës adresoi çështje të rëndësishme për organizimin e autoritetit legjislativ të vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Në kongres u ftuan edhe personalitete të kohës, përfshirë Ahmet Zogun, Aqif Pashë Elbasanin, Hasan Prishtinën dhe Sulejman Delvinën, duke dëshmuar përpjekjet për bashkimin e patriotëve shqiptarë në një kauzë të përbashkët.

Të fundit

Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, disa truke të veçanta

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por...

Shehaj kërkoi interpelancë/ Balluku: Isha në sallë kur ti merrje raport mjekësor

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit pretendonte se ajo nuk ka...

Vonesa e Malajt në seancë, Bardhi: Kuvendi nuk është kafe personale!

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancës seanca për disa minuta për shkak të mungesës së ministrit...

Bllokoi foltoren e Parlamentit, Spiropali përjashton Agron Shehajn nga seanca: Suksese!

Kryetrarja e Kuvendi, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin e pavarur, Agron Shehaj i cili prej minutash mbante të bllokuar...

Federik Ndoci rrëfen ‘anën tjetër’ të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti

Teksa i gjithë opinioni publik është i mbërthyer pas historisë së ikonës së muzikës shqiptarë, Parashqevi Simaku, artisti i njohur Federik Ndoci ka ndarë një histori...

Lajme të tjera

Web TV