“Ksamilin e degraduat në Bathoren e bregdetit”, ministrja e Turizmit sulmon opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se gjatë qeverisjes së tyre shkatërruar mjedisin, duke “mbjellë mijëra çibanë të tmerrshëm në zonat e mbrojtura”.

Kumbaro u shpreh se PD nuk i ka pasur asnjëherë në prioritet bukuritë natyrore të vendit, duke theksuar se Ksamili u kthye në Bathoren e bregdetit.

“Se nuk do të përmend fare këtu Bathoren për modele, se mbase duket sikur është i vetmi, as Tiranën e vitit 2000, por Ksamilin që nga një kodër për ata që e mbajnë mend, zonë e mbrojtur u degradua në Bathoren e bregdetit, mijëra hektarë duke i hequr çdo arsye për biodiversitet, që ne sot me programet po e sjellim në terezi, duke sistemuar territorin, duke rritur edhe vlerën e objekteve të privatëve”, theksoi ajo.

Ministrja shtoi se maxhoranca do të sigurojë sërish votën më 11 Maj, “pikërisht në ato zona që po begatohen nga shpirti njerëzor për kundër shkretëtirës që ju promovoni”.

Mirela Kumbaro: Bukuritë natyrore aty kanë qenë në dekada e shekuj, por as nuk ka dashur të merret njeri dhe as nuk i ka pasur njeri në vëmendje, se prioritet jo se jo, por për ti shkatërruar, për të ndërtuar kuturu, pa plan me babëzinë që na kanë parë sytë si asnjëherë tjetër deri në 10 vite më parë. Ku mijëra çibanë të tmerrshëm u mbollën në territor në zona natyrore, në zona të trashëgimisë kulturore.

Këtë na latë trashëgim ju nga ana këtej. Se nuk do të përmend fare këtu Bathoren për modele, se mbase duket sikur është i vetmi, as Tiranën e vitit 2000, por Ksamilin që nga një kodër për ata që e mbajnë mend, zonë e mbrojtur u degradua në Bathoren e bregdetit, mijëra hektarë duke i hequr çdo arsye për biodiversitet, që ne sot me programet po e sjellim në terezi, duke sistemuar territorin, duke rritur edhe vlerën e objekteve të privatëve.

Lexo edhe :  Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, ministrja Denaj: Janë 10 zona Kadastrale

Kolegët e opozitës e shëtisin Shqipërinë dhe nuk reshtin, nuk ngurojnë ta promovojnë. Është Shqipëria e shqiptarëve jo thjesht e maleve dhe e pemëve. Ne për këtë jemi votuar dhe për këtë do të votohemi sërish më 11 maj, pikërisht në ato zona që po begatohen nga shpirti njerëzor për kundër shkretëtirës që ju promovoni./    S.M

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV