Ligji i gjuhëve të huaja në RMV, Dimitrevski: Nuk preket marrëveshja e Ohrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zoran Dimitrevski, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vizituar Korçën, ku ka shprehur mirënjohjen për 80-vjetorin e mësimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri. Ai falenderoi Shqipërinë që ka lejuar maqedonasit të shprehin gjuhën e tyre.

Dimitrevski vlerësoi gjithashtu urat e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi se të dyja synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke punuar gjithashtu në fusha të rëndësishme si çështjet gjuhësore dhe kulturore.

Lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Dimitrevski komentoi iniciativat për ndryshimet në ligjet e gjuhëve, duke siguruar se këto ndryshime nuk do të ndikojnë në përdorimin e gjuhës shqipe. Ai theksoi se vendimet që janë duke u shqyrtuar në gjykatë janë të natyrës specifike dhe kanë për qëllim uniformimin e përdorimit të gjuhëve në institucione të tilla si ushtarakët dhe bankat, pa prekur përdorimin e gjuhës shqipe.

“Ka iniciativa për për riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Janë çështje të specifikimeve të gjuhëve, uniformimin, ushtarine, bankat, përdorimin. Është ende në gjykatë. Por nuk do të ketë vendime antikushtetuese qe do te prekë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ne duam që shqiptarët të ndihen të lirë e të sigurte, por është e rëndësishme që gjuha maqedonase të vlerësohet nga gjithë shtetasit në Maqedoni Nuk preket marrëveshja e Ohrit, e Prespës, vendimet e përbashkëta nuk preken”, tha ministri./K.B

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV