Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet lidhur me ngarkesën e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht, produkt i prodhuar në fshatin Goriçan. Bëhet fjalë me një ngarkesë me Mandarina klementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore në fshatin Goriçan, me vendndodhje në Berat dhe Fier.

Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës. Një nga ngarkesat e asgjësuara nga Pika e Inspektimit Kufitar, ka qenë e prodhuar në fshatin Goriçan në bashkinë Dimal. Ka qënë analizimi laboratorik i kryer në Bari të Italisë, që ka konfirmuar se produkti ka qenë me nivel të lartë pesticidesh.

Lidhur me ngarkesën e eksportuar nga fshati Goriçan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masat për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në fshatin Goriçan në Dimal, duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi.

AKU Berat konfirmon se ka marrë masa të menjëhershme, duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.

Sipas AKU Berat, subjekti pikë grumbullimi, me pronar shtetasin Arben Dyli, është gjobitur në vlerën 4 milion lekë, pasi nuk ka njoftuar për tregtimin e agrumeve. Sipas AKU Berat, ky subjekt pikë grumbullimi duhet ta shoqëronte ngarkesën me një fletë analizë nga ky institucion.

AKU pohon se po bëhen analiza në parcelën e fermerit Erjon Tafa, parcela e të cilit është në fshatin Goriçan. Ky fermer disponon 270 rrënjë agrumeve të kulturës mandarinë. Sipas AKU Berat, i gjithë prodhimi i kthyer mbrapsht është groposur nga specialistët e AKU-së./e.t

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV