SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Zv-ndësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u ta vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në postet që kanë, pasi t’u përfundojë mandati aktual.

Në një sondazh kombëtar që zhvillova para një jave për Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/sondazhi-i-report-tv-shqiptaret-mbeshtesin-spak-721-thone-se-prokuroreve-u-duhet-lejuar-rikandidimi-pas-mandatit-9vjecar ), plot 72% e zgjedhësve të anketuar (mbi 73% e zgjedhësve në emigracion) gjithashtu mendonin se prokurorëve të SPAK-ut u duhet lejuar rikandidimi pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.

Këtë vit, Anketa Kombëtare e IDRA-s (financuar nga IRI) përfshinte një pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 69%), Barometri i Sigurisë Shqiptare i CSDG-së (financuar nga FES) përfshinte tre pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 67%), Barometri i Data Centrum (financuar nga Euronews Albania) përfshinte një pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte 58%), dhe më së fundmi, Termometri Politik (financuar nga Report TV) përfshinte dy pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte mbi 70%).

Duke përmbledhur, mbi 2/3 e zgjedhësve shqiptarë kanë patur këtë vit vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit është i të njëjtit mendim me ta! Prandaj kërkon publikisht që prokurorët e SPAK-ut të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në postet që kanë,  pasi t’u përfundojë mandati aktual.

Të fundit

Aktori u gjet i pajetë në banesë së bashku me gruan, zbulohet shkaku i vdekjes së çiftit

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit legjendar, Gene Hackman, dhe gruas së tij Betsy Arakawa. Sipas asaj që shkruan Reuters çifti i...

‘Me çfarëdo çmimi qoftë’: investimet historike në Gjermani

Gjermania reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë e nxit edhe Brukselin. Friedrich Merz rikthen me guxim Gjermaninë në pozicion lidershipi, shkruan Auron...

Berisha për median greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një intervistë për median greke “Liberal”, se Shqipëria nuk i plotëson kriteret për t’u anëtarësuar në...

Ndërhyri në dosjen e ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme ca caktuar masën arrest me burg për avokatin Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes...

8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar të gjithë vajzat dhe gratë për festën e 8 Marsit. Gjatë akitivitetit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV