Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, disa truke të veçanta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës.

Mund të jesh edhe natyrë minimaliste, por në tavolinën Vitit të Ri ia vlen që të vendosësh të gjitha sendet dekorative që ke ruajtur në shtëpi nga tradita e familjes. Enë porcelani, gota kristali, enë argjendi të vjetëruara apo të reja.

Hijeshi dhe harmoni ngjyrash

Ngjyra e mbulesës së tavolinës varet gjithmonë nga shija personale, por nëse do vërtet të tregosh atmosferë festash, atëherë mbulesën duhet ta zgjedhësh të kuqe. Viti i Ri nuk ka vetëm ngjyrën e kuqe dhe atë të florinjtë. Do të krijosh efekte elegante? Përdor një mbulesë të veçantë që ta mbulojë tryezën deri në fund, mundësisht të jetë antike. Një komplet pecetash shumëngjyrëshe, mbajtëse qirinjsh me fron të lartë.

Nëse në drekat apo darkat e festave ka edhe fëmijë, ata hutohen gjithmonë nga ngjyrat e pjatave apo gotave. Megjithatë, ki kujdes që tryeza të mos ketë më shumë se 3-4 ngjyra.

Mbush tryezën me lule

Me lulet, gjithmonë mund të ndërtosh ҫdo lloj dekori. Mund të realizosh një dekor që të zhvillohet përgjatë gjithë gjatësisë së tryezës, duke alternuar me vazo të llojeve të ndryshme. Baza janë gjethet jeshile. Ndonëse dimri ofron shumëllojshmëri lulesh, e mira është të qëndrosh brenda pak ngjyrave që janë në harmoni edhe me ngjyrat e shtëpisë. Përdor trëndafila, por edhe tulipanë sipas shijes dhe ngjyrave që dëshiron.

Mos harro qirinjtë

Qirinjtë nuk duhet të mungojnë në një tryezë feste, aq më tepër në Krishtlindje.Drita e qirinjve e bën gjithnjë atmosferën më të ngrohtë e të bukur. E mira është që qirinjtë t’i zgjedhësh në një ngjyrë, duke i përshtatur edhe me pjesën tjetër të dekorit të shtëpisë. Përdor qirinjtë e vegjël, brenda në gotë, ose në mbajtëse argjendi.

Lexo edhe :  Probleme të mëdha me shëndetin mendor? Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

S,M

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV