Kjo Krishtlindje ju gjen beqarë? Duhet t’i lexoni patjetër këto këshilla!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krishtlindja është sinonim i familjes, por çdo vit janë gjithnjë e më të shumtë personat që i kalojnë pushimet single. Por, mos u frikësoni: të qenit beqar nuk do të thotë të bini në depresion duke qëndruar në divanin e shtëpisë. Duhet gjithmonë t’i jetojmë festat me frymë pozitive. Krishtlindjet mund të jenë një rast për të rimbushur bateritë, i bëni mirë vetes dhe të tjerëve, dhe filloni vitin e ri me këmbën e djathtë. Ja disa këshilla për t’ia dalë mbanë!

1-Jini të sinqertë dhe mos lejoni që të jeni të dekurajuar. Të shohësh njerëz të shoqëruar nuk do të thotë se ata janë patjetër njerëz të lumtur. Shkoni me kokë lart në mbrëmjet e organizuara me miqtë dhe mos u merrni me trillime imagjinare. Ata vetëm do t’ju bëjnë të ndiheni më të siklet, pasi gënjeshtrat zakonisht kanë këmbë të shkurtra. Nëse keni mbetur single kohët e fundit, mos e izoloni veten: është koha për të krijuar miqësi të reja.

2-Ku ka më mirë se në këtë periudhë t’i kushtoni pak kohë vetes? Një festë ose një ditë e thjeshtë në një qendër masazhi do t’ju çlodhë dhe do t’ju lejojë të takoni njerëz të rinj. Nëse buxheti ju lejon, shkoni në një agjenci udhëtimi dhe prenotoni në ndonjë fshat ekzotik: askush nuk do t’iu bëjë pyetje dhe ju do të ktheheni të pushuar dhe entuziastë (dhe ndoshta përsëri çift).

3-Lexoni, lexoni dhe lexoni. Çdo gjë është e mirë: romanet, revistat, manualet e psikologjisë dhe zhyteni veten te protagonistët. Kthehuni te fëmijëria: çfarë ju bënte të lumtur në periudhën e Krishtlindjes kur ishit të vegjël? Si ishte dita juaj në mëngjesin e Krishtlindjes? Përjetoni emocionet. Kjo do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të njiheni me veten. Dhe nëse ndjeheni veçanërisht krijues, provoni gjithashtu të shkruani diçka.

4-Bëj diçka të re: një gatim special, një aktivitet sportiv, një pikturë: është pikërisht koha për pasionet e reja. Kërkoni në internet për një recetë ëmbëlsire dhe përgatiteni në darkën tuaj me miqtë. Do t’iu argëtojë pamasë.

5-U kushtoni kohë të tjerëve, para së gjithash miqve, të afërmve, por sidomos atyre me më pak fat. Kaloni ca kohë me të moshuarit: shkoni në një nga shtëpitë e pleqve dhe dërgoni ëmbëlsirat dhe karamele për ta: të moshuarit kanë një trashëgimi të vërtetë të tregimeve dhe e adhurojnë që të dëgjohen nga të tjerët.

Lexo edhe :  Kjo tabelë e qarkullimit rrugor po bën 'lëmsh' drejtuesit e mjeteve në Europë

6-Përgatitni një drekë Krishtlindjeje me miqtë tuaj më të mirë. Megjithëse njerëzit janë shumë të zënë, gjithnjë gjendet koha ka për miqësitë e vërteta. Shtrojeni tavolinën me kujdes, zgjidhni pirunjtë dhe përqendrohuni te qendra e tryezës: kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur festat.

7-Bli një fletore dhe bëni bilancin e vitit që po mbyllet, duke u fokusuar te gjërat më të bukura. Cilat ishin momentet më të mira të vitit? Çfarë aftësish të reja keni mësuar? Po njerëzit që ju kanë impresionuar më shumë? Nëse keni kontaktet e tyre, ose i gjeni në rrjetet sociale, telefonojini dhe urojini për festa. Kurrë nuk i dihet, mund të lindë ndonjë miqësi e re.

8-Krishtlindja është festa më e preferuar e fëmijëve. Shkoni në një dyqan lodrash dhe blini një dhuratë për fëmijën e ndonjë kolegu apo shoku. Do të jetë një gjest shumë i vlerësuar, i cili me siguri do t’ju kthehet.

9-Sistemoni shtëpinë. Fundi i vitit po afrohet. Nëse keni kohë të lirë, pastroni dhe hidhni gjërat që nuk ju nevojiten më. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar vitin e ri. Hidhni rrobat që nuk i vishni, stolitë, këpucët. Lirimi i hapësirës në të cilën jetoni do t’ju qetësojë. Në këtë mënyrë do të keni hapësirë edhe për blerjet kësaj periudhe, tani të pashmangshme.

10-Mbi të gjitha: mos merrni si një mision kërkimin e një gjysmë të re në këtë kohë të veçantë të vitit. Argëtohuni, mos mendoni për dashurinë dhe mos ia tregoni jetën tuaj personit të parë që takoni. Nëse jeni me shokë, mos shikoni përreth të dashurit e mundshëm. Gëzoni momentin larg angazhimeve të punës. Në fund bëjini vetes një dhurat. Dilni para pasqyrës sapo të keni përfunduar leximin e artikullit, buzëqeshni dhe urojini vetes: Një Krishtlindje të qetë./    S,M

Të fundit

Shqiptarët duhet ta tejkalojnë polarizimin e vjetër Rama-Berisha më 11 Maj

Nga Namir Lapardhaja Shqipëria është lodhur nga një cikël i pafundëm i të njëjtave fytyra, të njëjtave premtime dhe të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja emrat e PS në Gjirokastër

CNA ka zbardhur të tjerë emra që pritet të garojnë në zgjedhjet e 11 majit nga kampi socialist. Për qarkun Gjirokastër janë në listë: 1. Mirela...

Niveli alarmant i zhurmës në Tiranë, raporti i Co-PLAN tregon zonat më problematike

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e...

Ardhja e pranverës, mjekja psikiatre tregon ndikimin tek njerëzit dhe zbërthen mitet

Gjatë një interviste në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania, mjekja psikiatre Arjana Rreli foli mbi ndryshimet emocionale që sjell stina e pranverës, duke sqaruar dhe...

A do të ketë bonus shtesë për pensionistët/ Si mund të rriten pensionet e ardhshme

Në një kohë kur shumë pensionistë përballen me sfida të mëdha financiare për shkak të inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës, rritja e...

Lajme të tjera

Web TV