Me kamion që transportonte bagëti/Kapen 14 emigrantë shqiptarë, tentuan të hyjnë në Skoci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë 14 emigrantë shqiptarë në Skoci me një kamion që transportonte bagëti. Patrick McKinney, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloway të mërkurën, 11 dhjetor.

Shtetasi irlandez McKinney u arrestua pasi dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të 14 shtetasve shqiptarë të fshehur në një kamion bagëtish.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai u çua në paraburgim. Zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim.

Drejtuesi i Hetimeve Kriminale dhe Financiare të Zyrës së Brendshme, Anthony Hilton tha se “hetimi ynë po vijon me shpejtësi”.

 

 

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të qëndruar përpara trafikantëve të qenieve njerëzore që shfrytëzojnë kufijtë tanë dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të dëshpëruar për përfitime financiare”, tha ai./e.t

Të fundit

Harroni edhe gjërat më të vogla? Ja disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Sa herë e keni kapur veten duke folur për diçka dhe pas një kohe e keni harruar atë? Apo...

“Karma thotë…”/ Olta Gixhari reagon për Egli Takon dhe largimin e saj nga BBV

Pas largimit të Eglit, nga “Big Brother VIP Albania”, një nga ish-banoret e BBV që ka reaguar ka qenë edhe Olta Gixhari. Duke i dhuruar...

Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe këtë të diel takimet me drejtuesit politikë socialistë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Takimet do...

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk ndalet në Tiranë/ Nga 1500 – 3 000 euro

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut të pasurive të...

Analiza e REL: Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që...

Lajme të tjera

Web TV