Ka nisur me himin e Kosovës mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë.
Të pranishëm janë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë.
Takimi nisi me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij asaj të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ky takim do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.
Objekt i kësaj seance do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen dhe sigurinë në rajon.
Kjo është hera e dytë e kësaj lloj mbledhje që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në Nëntor të 2022-it./ S,M