PNUD dhe SECO, 2 milionë usd për mbrojtjen nga rreziqet klimatike
UNDP dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, SECO po bashkëpunojnë për të forcuar menaxhimin e rreziqeve klimatike në Shqipëri.
Pas suksesit të Fazës I, SECO (Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike) po bashkëpunon me Projektin RESEAL të UNDP-së për Fazën II, duke kontribuar me 2 milionë dollarë për të përmirësuar Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë në Shqipëri.
Në një njoftim për shtyp PNUD bën të ditur se, marrëveshja për këtë projekti u nënshkrua në Tiranë, nga Ambasadorja Zvicerane në Shqipëri, Ruth HUBER, dhe nga Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis.
Ky partneritet fokusohet në veprimet në nivel lokal dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për qeveritë vendore, duke ndihmuar në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta dhe më të qëndrueshme në të gjithë vendin.
“Së bashku, po forcojmë kapacitetet në përgatitje, gatishmëri për reduktimin e risqeve dhe po promovojmë zgjidhje të qëndrueshme për përgjigjen ndaj fatkeqësive”, tha Davis.
Vitet e fundit ngjarjet ekstreme të motit si reshjet e dëndura, përmbytjet, temperaturat ekstreme, thatësirat dhe zjarret në pyje janë shtuar, çka evidenton nev .