Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Ai tha se tashmë është bërë një plan masash konkrete për bllokimin e Tik Tok. Kryeministri Edi Rama tha se Tik Tok do të mbyllet për një vit e për të bërë këtë do duhen 6-8 javë.

“Ne kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më. Pastaj gjatë këtij viti do të shohim dhe masat që do të marrin dhe vendet e tjera, apo si mund të reagojë vetë Tik Tok”, tha Rama.

Ai tha se tragjedia u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë.

“U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje, ka një farsë dhe një marrje përgjegjësie. Si gjithmonë farsa nuk mungoi me gjithë forcën destruktive që rivret të vrarët e riplagos të plagosurit.

E them këtë sepse është shumë e rëndësishme që të kuptohet mire që institucionet, shteti, janë struktura në përmirësim dhe vetëkorrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka në asnjë vend që të mos ketë asnjë problem. Ç’ka ka dalë më së miri në të gjithë këtë proces është se në përjetimin, në kuptimin dhe perceptimin e një ngjarje ka dy Shqipëri, një në parlament dhe në media, e një në popullsinë e cila preket drejtpërdrejtë.

Ne kemi ndërtuar si nxitje të këtij këshillimi problemet e Tik Tok, por ajo që kemi marrë nga prindërit është pyetja se si do i bëhet me gjithë këtë dhunë, me gjithë këtë ç’edukim masiv nga mediat që shkojnë në drejtim të kundërt me atë që ne duam për fëmijët tanë. I them këto për të pasur të qartë se nuk mund të parandalohen ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin.

Lexo edhe :  Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Ajo që i dallon qasjet është reagimi ndaj tyre. Unë sot ndihem i lehtësuar se në një periudhë të shkurtër pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me gjithë faktorët që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret me masa konrete, dhe kemi sigurinë se duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma më të mirë e më të sigurit.

Kjo është ajo që ne kemi për detyrë. Dua të shpreh publikisht këtu edhe si përgjigje për ata që deshën të nxjerrin përfitime absurde nga tragjedia e një familje e humbja e një jete, duke ngritur gishtin e duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e Arsimit. Ministrja e Arsimit ka gjithë mbështetjen time dhe ashtu sikurse përmirësoi shërbimin shëndetësor, do të përmirësojë edhe sistemin arsimor”,-tha Rama./K.B

Të fundit

Fluks lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, rradhë kilometrike automjetesh

Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve. Dhjetra...

Në cilin qark do të kandidojë në 11 maj, Edi Rama?

I pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit se në cilin nga qarqet do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kryeministri...

Rrëfimi i Elisa Spiropalit: Shqipëria, parlamenti, e majta dhe…

Elisa Spiropali shënohet si kryetarja më e re në histori e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe po ashtu politikania më hopin më të...

Ja kur është koha më e mire per te pirë kafe, sipas eksperteve

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe dhe sa konsiderohet e tepruar? Nëse pyesni një dashamirës të kafesë, përgjigja do të...

Rindërtimi/ Hidhet shorti për apartamentet në Kombinat.

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat kanë gati apartamentet e tyre të reja. Bashkia Tiranë, organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush...

Lajme të tjera

Web TV