Napoli është kthyer sot përsëri në kryesimin e Serisë A, pas një fitoreje të rëndësishme kundër Genoas në transfertë, ku protagonist ishte edhe Amir Rrahmani.
Napolitanët ia dolën të merrnin suksesin 2-1 në transfertë falë një pjese të parë ku u treguan shumë të saktë para portës. Ishte fillimisht Anguissa ai i cili i dha avantazhin që në minutën e 15-të, ndërsa në të 23-tën, shifrat u dyfishuan nga Amir Rrahmani, i cili me kokë çoi topin në rrjetë.
Më pas Napoli ishte i vëmendshëm të mos pësonte dhe ndonëse Pinamonti shkurtoi diferencën në startin e pjesës së dytë, ia doli që të merrte tre pikët nga kjo transfertë e komplikuar, për t’u kthyer në kreun e renditjes, teksa pret rezultatet e ndeshjeve të rivalëve të tjerë në grupin e skuadrave që luftojnë për titull./ D.C