Sulmi në Gjermani, reagon Sali Berisha: Dënoj me forcë aktin terrorist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me sulmin terrorist në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri me shpejtësi në një treg Krishtlindjesh duke shkaktuar 5 viktima dhe 200 të plagosur.

Lideri i opozitës dënoi aktin terrorist dhe u shpreh se autorët duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë.

“200 të plagosur, 5 të vrarë në një akt terrorist e barbar në Magdeburg.

Dje tregu i Krishtlindejve i qytetit Magdeburg të Gjermanisë u përgjak. Një terrorist arab, mjek psiqkiatët nga Arabia Saudite u vërsul me makinën e tij mbi qytetarët në treg dhe vrau 5 persona dhe plagosi mbi 200 të tjerë.

Prokuroria gjermane deklaroi se “Referuar hetimeve të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë pakënaqësia mbi mënyrën se si po trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani.”

Autoritetet deklarojnë se gjendja e autorit të dyshuar të ngjarjes po ekzaminohet.

Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, si dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve, dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist të rëndë dhe uroj që autori e mbështetësit e tij të marrin ndëshkimin që meritojnë”, shkruan Berisha./E.T

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV