Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1 me 2 falë golit të realizuar nga Sorloth në minutën e 96-të.
Edhe pse katalanasit ishin dominues në këtë duel, duke regjistruar plot 7 gjuajtje në kuadrat, në fund festa shkoi e gjitha për kryeqytetasit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0 për Barcelonën falë golit të Pedrit, ndërkohë që De Paul në minutën e 60-të dhe norvegjezi Sorloth në minutën e 96-të, shtangën katalanasit.
Falë këtij suksesi madhështor, Atletico Madridi është ngjitur në krye me një diferencë +3 pikë nga Barcelona që ka edhe një ndeshje më shumë./ D.C