Trafiku problematik në Tiranë, eksperti: Gjobat i kemi shumë të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë televizive, eksperti rrugor Gëzim Hoxha ka folur për disa aspekte që ndikojnë në përmirësimin e situatës së trafikut dhe sigurisë rrugore në Shqipëri.

Ai ka theksuar se një ndër mënyrat për të përmirësuar situatën është orientimi i buxhetit në kahun e duhur, duke u fokusuar më shumë në krijimin e infrastrukturës që mund të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve. Hoxha ka kritikuar faktin se shumë fonde që paguhen për ndihmën e rrugëve shpesh përdoren për parkingje, të cilat bllokojnë një krah të qytetit, duke krijuar kështu probleme të tjera të trafikut.

Ai ka theksuar gjithashtu se një faktor shumë i rëndësishëm është edukimi i shoferëve, këmbësorëve dhe atyre që përdorin biçikleta dhe skuterë. Sipas tij, shumë njerëz janë të padisiplinuar dhe nuk respektojnë rregullat e trafikut. Hoxha ka përmendur si një problem të madh faktin që shumë këmbësorë kalojnë jashtë vijave të kalimit dhe se kjo është një papërgjegjshmëri nga ata që vendosin vija kalimi për këmbësorët. Ai ka shtuar se këmbësorët duhet të kalojnë vetëm në vendet e kalimit të këmbësorëve ku ka semafor dhe se kjo është më e pranueshme për sigurinë e të gjithëve.

Një tjetër problem që Hoxha ka identifikuar është shkelja e kodit rrugor nga motorat, biçikletat dhe skuterët, të cilët shpesh dalin në rrugë të një sensi dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Këta përdorues të rrugës janë të padisiplinaur dhe shpesh herë nuk kapen nga ligji. Ai ka krahasuar shpejtësinë mesatare të lëvizjes në qytet në Shqipëri, që është shumë më e ulët se në qytetet e tjera të botës, ku shpejtësia mesatare arrin deri në 25 km/orë, ndërsa në Shqipëri është vetëm 3 km/orë.

Lexo edhe :  Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën

Në lidhje me masat që mund të merren për disiplinimin e trafikut, Hoxha ka theksuar se shtimi i policisë rrugore dhe mbikëqyrja me 12 orë nuk është një zgjidhje efektive. Sipas tij, problemi qëndron në faktin që gjobat janë shumë të lira dhe shpesh shoferët nuk i respektojnë. Ai ka thënë se duhet të rriten gjobat dhe të bëhen më të shtrenjta, pasi 70% e drejtuesve të mjeteve janë problematikë. Sipas tij, policia nuk mund të jetë në çdo moment në çdo makinë dhe se qytetarët duhet të disiplinohen duke zbatuar rregullat e rrugës pa pasur nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme.

Një shqetësim tjetër që Hoxha ka ngritur janë firmat e ndërtimit, të cilat shpeshherë devijojnë trafikun dhe vendosin blloqe betoni që mund të rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve. Ai ka përmendur si shembuj punimet në Unazën e Vogël, ku firma që po kryen punimet ka zaptuar rrugën dhe ka vendosur blloqe që pengojnë kalimin normal të automjeteve. Hoxha ka sugjeruar që firmat e ndërtimit të përdorin materiale më të sigurta, si bidonët plastikë të mbushur me ujë, në vend të blloqeve të betonit që mund të shkaktojnë aksidente fatale./    S,M

Të fundit

Regjistrimi në “PER”, Spiropali apel diasporës: Shqipëria ka nevojë jo vetëm për …

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, iu është drejtuar sot me një mesazh sensibilizues votuesve nga Diaspora për regjistrimin...

Veriu i vendit mbulohet nga bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në...

Paradoksi i ekonomisë, kemi rritje, por jo para

Ekonomia shqiptare po përballet me paradokse të forta, të cilat në finale janë me kosto për xhepat e qytetarëve. Ndërsa qeveritarët mburren me rritjen...

Rishikimi i Titanikut – kampi muzikor lundron në marrëzi me Céline Dion në bord

Vazhdon dhe vazhdon, por ky mashtrim i çmendur i filmit të suksesshëm ka një kastë të shkëlqyeshme, duke përfshirë Lauren Drew si Dion dhe...

Gara për administratën shtetërore/ Qeveria hap rreth 1200 pozicione të lira

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për...

Lajme të tjera

Web TV