Efektet në ekonomi të rënies së euros/ Si ka vijuar ecuria vjetore e remitancave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky vit po mbyllet me një euro më të dobësuar se kurrë. Monedha europiane është futur në një rrjedhë rënëse të pandalshme, teksa ende nuk dihet fundi. Me festat e dhjetorit në prag dhe kthimin e një pjese të emigrantëve në atdhe, gjasat janë që kjo monedhë të shënojë minimume të reja historike gjatë javëve në vijim.

Aktualisht, në tregun tonë të këmbimit euro këmbehet me 98.4 lekë, duke humbur më shumë se 10 lekë kundrejt vitit të kaluar dhe mbi 29 lekë në 6 vitet e fundit. Zhvlerësimi i euros është përshpejtuar veçanërisht pas vitit 2022.

Por pse është krijuar kjo situatë dhe ky zhbalancim i fortë mes monedhave në tregun e këmbimit?

Gjatë gjithë vitit, në treg ka pasur një ofertë të madhe monetare në euro. Thënë ndryshe, sasi të mëdha të kësaj valute, të gjeneruara nga turistët; investimet e huaja, remitancat ose dërgesat e emigrantët dhe burimet informale. Ndërkohë që oferta monetare në lek, thënë ndryshe sasia e lekut në qarkullim për të balancuar euron e tepërt, ka qenë e paktë. Kjo për shkak të mosshpërndarjes së suficitit të të ardhurave gjatë vitit, por vetëm në dhjetor nga qeveria dhe së dyti, nga konsumi i dobët.

Euro është monedha e dytë më e përdorur në vendin tonë pas lekut. Kjo do të thotë se zhvlerësimi ka humbësit dhe përfituesit e vet.

Nga një euro e dobët humbasin të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, përfshi familjet që marrin para nga të afërmit emigrantë. Humbasin depozituesit në këtë monedhë dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe shpenzimet në lek.

Ndërkohë që përfitojnë ata që kanë kredi në euro, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit që i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Lexo edhe :  Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Banka e Shqipërisë është institucioni që mbikëqyr tregun e këmbimit, edhe pse ky treg me ligj i nënshtrohet një regjimi të lirë./    S,M

Të fundit

Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen ‘Xibraka’! Rama paralajmeron padi Bardhit

Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat...

Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 65 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti dhe rezervuar karburanti në provincën...

Këngëtari tregon mes lotësh humbjen e nënës së tij: Po xhiroja klipin kur mësova lajmin

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij. Në rrëfimin e tij në “S’e Luan...

‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij

Marian Pepa, shqiptari i arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja para disa ditësh në Itali, ka thënë se do që të marrë dënimin që meriton për...

Rama: Që nga 2013 leku dhe kriminelët nuk vendosin kush hyn në qeveri

''As nuk e diskutoj që janë blerë vota, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tre dekadave e kusur në Shqipëri. As nuk e diskutoj...

Lajme të tjera

Web TV