Trafik i rënduar në vigjilje të Krishtlindjeve, trafik në hyrje dhe dalje të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët.

Konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që presin dalin nga kryeqyteti.

Ndërkohë edhe në rrugën dytësore po ashtu kemi një trafik të rënduar të automjeteve që presin në radhë për të hyrë në Tiranë.

Fluksi është shtuar edhe më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit.

Për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar rendin gjatë festave, Policia e Shtetit ka shpallur një plan masash që do të zbatohet nga data 24 dhjetor deri më 3 janar 2025.

Masat përfshijnë:

  1. Shtim të forcave të rendit në terren dhe monitorim me kamera në rrugët kryesore, objekte kulti dhe sheshe publike.
  2. Rritje të numrit të sporteleve dhe kontrolleve në pikat kufitare për të shmangur vonesat dhe për të goditur krimet ndërkufitare.
  3. Prezencë të shtuar të shërbimeve policore dhe kontrolle të automjeteve e ambienteve të frekuentuara nga shtetas me precedentë penalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë./    S.M

Të fundit

“Më kanë bërë kriminel”/ Rama: Paratë nuk kanë qenë tundim për mua.

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se kundërshtarët politikë e kanë bërë kriminelë, duke thënë se asnjëherë...

Lacio nuk u ndahet shqiptarëve, gati firma me sulmuesin që spikati në sezonin e kaluar

Klubi i Lacios vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me futbollistët shqiptarë, të cilët i afron vazhdimisht, edhe pse tani nuk ka më në...

“Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas njoftimit të SPAK pak ditë më parë se vëllai i tij Olsi Rama nuk është i implikuar...

Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 m i gjatë në Orikum, del në breg

Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.Kjo ngjarje ka shkaktuar habi dhe kuriozitet...

Dëbora “pushton” juglindjen, si paraqitet situata në akset kryesore

Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Në orët...

Lajme të tjera

Web TV