Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fundvit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit në 127.5 pikë. Në raport me tetorin ky tregues është zgjeruar me 0.9 pikë.

Ndikimin më të madh në zgjerimin e indeksit në nivelin më të lartë në 19 muaj e ka dhënë shtrenjtimi i vajrave bimore. Po sa rrezik ka që këto efekte të përcillen edhe në Shqipëri në prag të festave të fund-vitit?

“Rritja e këtij produkti është nxitur nga shqetësimet për rendiment më të ulët se që pritej të vajit të palmës për shkak të reshjeve të shumta në Azinë Juglindore. Nuk duhet të shqetësohemi. Tregtarët kanë gjetur tregje të reja. Madje në dijeninë time një anije është duke ardhur”, tha Theodhor Kristuli, Unioni Agroushqimor Shqiptar.

Bashkë me vajrat, edhe qumështi dhe nën-produktet e tij po vijojnë të jenë të shtrenjta në botë. Sipas matjeve të FAO, indeksi i çmimeve te kjo kategori produktesh muajin e shkuar u rrit në 139.9 pikë nga 139 pikë në tetor. Kjo pritet të reflektohet shpejt edhe në tregjet e vendit për shkak të varësisë së lartë nga importi për këto kategori produktesh.

“Fermeri nuk mund të prodhojë për patriotizëm. Kur kostot e prodhimit janë të larta, rrjedhimisht nuk ka leverdi. Serbia nga ku ne importojmë i ka rritur çmimet e qumështit dhe nën-produkteve të rij e rrjedhimisht te ne do vijë më shtrenjtë”, tha Kristuli.

Ndonëse në rritje me fillim-vitin, çmimet e mishit dhe nënprodukteve të tij u zbutën lehtë në nëntor. Indeksi i çmimeve te kjo kategori produktesh muajin e shkuar ra në 118.1 pikë nga 119.1 pikë në tetor. Për njohr njohës të tregtisë së jashtme, në prag të fundvitit qeveria duhet të ndërhyjë duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuar në import me qëllim parandalimin e shtrenjtimit të çmimeve në vend.

Lexo edhe :  I rrethuar nga dhjetëra policë me pranga në duar/ Ekstradohet në Shqipëri Dritan Rexhepi

“Qeveria ka arkëtuar shumë para nga TVSh në import. Nuk ka kuptim që arka e shtetit të mbushet kaq shumë e qytetarët të mbajnë barrën. Duhet disi lehtësi”, tha Theodhor Kristuli, Unioni Agroushqimor Shqiptar.

Sipas vlerësimeve Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, çmimet pritet të rriten edhe gjatë vitit të ardhshëm duke rrezikuar rikthimin e valës së inflacionit në botë./   S,M

Të fundit

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend për shkak të motit të keq, të reshjeve të...

“Drejtësia vonon por nuk harron”, Salianji letër- përgjigje nga qelia 6

Ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg për çështjen e “Babales”, ka bërë një deklaratë të re nga qelia. Në një letër të...

Gazetari i drejtohet Berishës: Hetoni vjedhjen brenda shtëpisë para se të përballeni me…

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e...

Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë...

Njihuni me vjehërrit më të mirë të zodiakut

Ujori Ujori është një person i qetë dhe i ftohtë. Ai nuk ka asnjë problem me ndonjë diversitet. Nëse burri apo gruaja që zgjidhni është...

Lajme të tjera

Web TV