PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv në konsum që dha rritja e pagave në arsimdhe shëndetësi.

Për të gjithë 9 mujorin rritja ekonomike rezulton 4.02%.  Të dhënat tregojnë se ekonomiapo ekspozohet ne vetëm pak sektorë jo të qëndrueshëm teksa prodhimi me sektorët ebujqësisë dhe industrisë janë në rënie.

Sipas INSTAT për tremujorin e tretë të vitit Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: “Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 1,30 pikë  përqindje, “Administratapublike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0,91 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dheShërbime administrative” me 0,81 pikë përqindje, “Ndërtimi” me 0,58 pikë përqindje,“Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0,20 pikë përqindje,“Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me 0,10pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje;aktivitete të tjera shërbimi” me 0,07 pikë përqindje.

 Negativisht kontribuuan grupet:

“Industri, Energji dhe Uji” me 0,43 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0,41pikë përqindje dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me 0,12 pikë përqindje.“Taksat Neto mbi produktet” kontribuuan pozitivisht me 1,06 pikë përqindje.Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me tremujorine tretë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë: Grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbimeadministrative” shënoi rritje 11,64% i ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “AdministratësPublike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 8,36%.

Grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 6,27%, grupi iaktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi rritje prej 6,19%,aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi rritje me 5,30%, aktiviteti i “Pasurive të Paluajtshme” shënoirritje prej 4,33% dhe grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjerashërbimi” pati rritje me 3,88%.

Ndërsa grupi i aktiviteteve “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rënie prej 5,25,aktivitetet e “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënuan rënie me 4,04% dhe aktiviteti i“Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” shënoi ulje me 2,54%. Taksat Neto mbi produktet urritën me 7,93%.

Lexo edhe :  Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë2024,krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 2,76%.

Grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” shfaqi rritje me 7,20%, grupi“Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shfaqi rritje me 5,70%, Aktiviteti i“Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë shfaqi rritje me 3,11%, Aktiviteti “Tregti,

Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shfaqi rritje me 1,93%, Aktiviteti i“Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shfaqi rritje prej 1,19%, Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimitshfaqi rritje me 0,77 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” shfaqi rritje me 0,67 %, dhe

“Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme u shfaq me rritje prej 0,33%.

Ndërsa me rënie u shfaq Aktiviteti i “Ndërtimit” me 8,27% dhe grupi “Bujqësi, Pyjeve dhePeshkim” shënoi rënie prej 0,85%. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 2,02%.

Konsumi në rritje

Produkti i Brendshëm Bruto sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë tëPBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar metremujorin e tretë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi urrit në terma realë me 0,83%;

Konsumi final i qeverisë u rrit me 6,80%; Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks urrit me4,52%;

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,32% dhe importet e mallrave dheshërbimeveu rritën me 6,82%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorinparaardhës, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës shënoi rënie prej 2,31%; Konsumi final i qeverisë u shfaq menjë rritje prej 0,72%;

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u shfaq me një rritje prej 1,40%; Eksportete mallrave dhe shërbimeve u rritën me 4,92% gjithashtu edhe importet e mallrave dheshërbimeve u rritën me 1,15%.

Të fundit

Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Nga Ylli Pata Edi Rama ikën, madje rrëmbehet me helikopter nga amerikanët, kurse doktori edhe pse është non grata e...

“Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2025-ën

Ndërsa vitit 2024 po i vjen fundi, publiku kërkon të dijë se çfarë ka rezervuar viti 2025 për njerëzimin sipas parashikueses së famshme bullgare...

PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Nga Ben Andoni Është i vërtetë postulati, se nëse liderët që e kanë tepruar me qeverisjen e tyre, nuk ndjejnë përgjegjësi në botën tridimensionale, atëherë...

Rozana Radi debaton me banorin e ri jo VIP: Dil që tani se t’i jap unë 5000 Euro

Banorët e rinj janë pritur me “këmbët e para” nga vip-at në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Debatet e nisura gjatë mbrëmjes së...

Shqiptarët më të frikësuarit në rajon nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në popullatë nga dita në ditë, por Shqiptarët janë më të frikësuarit në Rajon në raport me efektet...

Lajme të tjera

Web TV