Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë ditën e sotme në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, për shkak të Festës së Krishtlindjeve.
Në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali u prit nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.
Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishtere, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët.
Toleranca dhe harmonia fetare jane nje pasuri e madhe e shqiptareve, e njohur boterisht dhe me te cilat kemi te drejte te mburremi.
Nga kjo tolerance duhet te mesojme te gjithe, por sidomos ne politikanet.
Te udhehiqemi nga dashuria, respekti e mirekuptimi, te braktisim gjuhen e urrejtjes, te percarjes dhe konfliktit.
Dashuria eshte vlera me e larte njerezore dhe ajo duhet te pershkoje jetet tona.
Te gjitha gjerat e kesaj jete e kane nje kufi. Vetem dashuria nuk shterron kurre.
Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetaret, grate dhe femijet qe Krishtlindjet i gjejne ne lufte. Urojme qe luftrave tu jepet fund dhe paqja ta gjeje rrugen sa me shpejt.
Gezuar te gjitheve!” K.K