Festat e fundvitit/ Qeveria shpërblen 257 mijë familje në nevojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BESARTA BASHA/ Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte (26 Dhjetor) u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do të përfitojnë 15 mijë lekë.

Personat që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbrit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.

“Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që u akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve”.

Sipas ministres Koçiu, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është afro 2.1 miliardë lekë. Sakaq, shtoi se ky fond është një vendim solidariteti për gjithë individët dhe familjet shqiptare.

“Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin marrin edhe kujdestarë e këtyre personave që përfitojnë nga skema e Mbrojtjes Sociale. 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit dhe është afro 2.1 miliardë lekë, që do të shkojë për të gjithë familjet dhe individët e shoqërisë. Një vendim solidariteti për të gjithë individët dhe familjet shqiptare”, tha Koçiu.

Një shumë e përafërt është ndarë veç gjithashtu për punonjësit mbështetës në administratën publike, ndërsa për pensionistët është trefish më i madh për shkak të numrit të lartë të tyre. Ndonëse për kategoritë e tjera të deklaruara për t’u shpërblyer deri më tani është aplikuar fasha 10 deri 15 mijë lekë në varësi të të ardhurave mujore që ata marrin (kush merr më pak ka bonus më të lartë), për familjet në nevojë nuk do të aplikohet një skemë e tillë.

Lexo edhe :  “Virusi i ri helm i hedhur nga dora e njeriut”/Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025

Të gjitha kategoritë e listuara në tabelën përbri do të kenë 15 mijë lekë shpërblim me rastin e festave të fundvitit./K.K

Të fundit

Krijoi antagonizëm duke sharë e shpifur për tjetrin/ Ja çfarë s’duhet t’ia falim Berishës

Fatos Klosi tregoi në ‘Frontline Interview’ se çfarë gjëje shoqëria shqiptare nuk duhet t’ia fali Sali Berishës. Për Marsela Karapançon,...

Pas Gjestit një tjetër ish banor do të futet në BBVA?

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka zgjuar sërish interesin e publikut me një postim intrigues në rrjetet sociale. Edi, i cili është...

Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

Banka e Shqipërisë kërkon të ulë sërish interesat e mikrokredive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka propozuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton tavanet e...

Gjesti donte ta zgjonte nga gjumi, acarohet G-Bani tenton të godasë disa herë me grusht

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përveç debateve me tone të larta, nuk kanë munguar as tentativat për përplasje fizike mes banorëve. Një prej...

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 650 milionë dollarë në kriptovaluta

Hakerët nga Koreja e Veriut vodhën rreth 659 milionë dollarë amerikanë të kriptovalutave në vitin 2024, sipas një deklarate të përbashkët nga Koreja e...

Lajme të tjera

Web TV