Trafiku i rënduar vijon të jetë një shqetësim tejet i madh për udhëtarët në këtë fundvit.
Trafiku është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët që duhet të kalojnë në Elbasan, në drejtim të Tiranës, apo edhe në drejtim të juglindjes.
Në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Bradasheshit janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.
Edhe mjetet të cilat vijnë nga juglindja në drejtim të Tiranës janë përballur me radhë të gjata në hyrje, në unazë deri në dalje në autostradë.
Si pasojë, mjetet kanë qëndruar rreth një orë të bllokuar në trafik.
Kjo situatë është e përsëritur në sezonin e festave dhe në sezonin veror. Autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për të përmirësuar këtë situatë që bllokon lëvizjen e qytetarëve.// S,M