Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë ekonomike, promovuar investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit. Avancimi i procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, do të jetë ndër objektivat kryesorë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në një takim me mediat, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është shprehur se mbajta e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë vitin e ardhshëm, do të forcojë më tepër pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Organizimi i Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë në maj 2025 do jetë një ngjarje e rëndësishme që do theksojë edhe një herë rolin e Shqipërisë në proceset politike dhe diplomatike të kontinentit europian, si një aktor aktiv dhe të përgjegjshëm në politikën ndërkombëtare.

Ky samit, i cili do të mbahet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, simbolizon një hap të madh për imazhin që ka krijuar vendi ynë dhe integrimin e mëtejshëm në strukturat europiane.”

Ndërkohë, një fokus i veçantë do t’i jepet edhe modernizimit të mëtejshëm të shërbimeve konsullore.

“Një aspekt i rëndësishëm i modernizimit të shërbimeve konsullore është modernizimi i shërbimit konsullor online (SHKO) dhe sistemit të eVisa, për të cilat punohet në vazhdimësi. Kjo iniciativë ka për qëllim lehtësimin dhe rritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve online për qytetarët shqiptarë dhe atyre të huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë, duke iu dhënë mundësi për aksesim të shpejtë e pa pengesa si për shërbimet konsullore ashtu edhe për aplikimet për viza. Një arritje tjetër që presim që nga java tjetër është redukimi i kohës nga 6 javë në 2 javë për pajisjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit me dokumente identifikimi biometrike, duke e bërë këtë proces më të shpejtë dhe më efikas.”

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

Gjatë 2025, pritet të hapen edhe ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indonezi dhe Kenia, ndërsa në Shqipëri do të hapen dy zyra ndërkombëtare të Bankës Evropiane të Investimeve dhe Organizatës për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO)./    S,M

Të fundit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë në 96 vjet histori, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është në prag të anulimit për shkak...

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes/ Çfarë duhet të bëni

Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion. Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë...

“Ka një 5 minutësh”, Aurela Gaçe flet për martesën me Skerdin

Aurela Gaçe ishte e ftuar ditën e djeshme në ‘Ftesë në 5’. Artistja ka treguar për lidhjen e ngushtë me familjarët, raportin me ta...

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Biblioteka Kombëtare çeli sot ekspozitën “In Memoriam 1901-1975”, kushtuar intelektualit të mirënjohur shqiptar, Ernest Koliqit me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të...

“Shqipëria është shtëpia ime e dytë”/ Ambasadori italian përfundon misionin 5-vjeçar

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri. Në një intervistë që përkon me mbylljen e detyrës, Bucci u shpreh tepër...

Lajme të tjera

Web TV