Kristiano Ronaldo fitoi çmimin si Lojtari më i Mirë i vitit në Lindjen e Mesme. Ylli portugez që aktivizohet te Al Nassr, e tërhoqi trofeun në Glob Soker Awards, që u zhvillua në Dubai.
Kur u pozicionua në sallë dhe në momentin kur hipi në skenë për të tërhequr çmimin, vëmendja u përqendrua te ora që CR7 mbante në dorë. Bëhej fjalë për një Roleks, e cila është një prej prodhimeve më të kushtueshme në histori nga kompania prestigjoze e matësve të kohës.
Ajo ishte e gjitha e bardhë dhe e mbuluar me diamante të bardhë 30 karatësh.
Ora shkëlqyese GMT-Master 2 e Ronaldos është realizuar e gjitha në mënyrë artizanale nga Roleks dhe gurët e çmuar janë vendosur një për një me dorë. Çmimi i saj përllogaritet në 400 mijë euro. /e.t