Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të mbyllë TikTok-un nga janari i vitit të ardhshëm bëri xhiron e mediave perëndimore, por aspak në ato kineze. Edison Myrteza, gazetar shqiptar në Pekin tha në studion e News24 përmes Skype, se mediat e Kinës nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimit të kryeministrit.
Myrteza dha detaje interesante sa i takon platformës që përdoret në territorin e Kinës por që nuk ka shumë të përbashkëta me TikTok-un. Ai tha se në Kinë platforma ka emër tjetër, ndërsa TikTok-u që përdoret jashtë nuk lejohet të shkarkohet në smartphone-t brenda vendit. I ashtuquajturi “TikTok-u kinez” është edukues, tha Myrteza, dhe përdoret më tepër për të blerë dhe reklamuar produkte, e jo për promovimin e akteve të dhunshme siç ndodh përtej Kinës./K.K