Gjendet në një libër gatimi 1000-vjeçar kura e lashtë për dhimbjen e kokës nga pija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E shkruar gati një mijë vjet më parë, Kitab al-tabikh (libri i gatimit), i hartuar nga Ibn Sayyar al-Warraq, është vepra më e plotë e këtij lloji. Ai përfshin më shumë se 600 receta për pjata kulinare dhe mjekësore, përfshirë një kurë të njohur të lashtë kundër dhimbjes së kokës nga pija nga Lindja e Mesme, përbërës për përmirësimin e performancës seksuale dhe pjata për shërimin e një sërë problemesh shëndetësore.

Teksti i lashtë është përkthyer nga Nawal Nasrallah, një ish-profesoreshë e anglishtes dhe letërsisë krahasuese në Universitetin e Bagdadit, në librin Annals of the Caliph’sKitchen, duke i bërë këto receta të mahnitshme të aksesueshmepër botën anglishtfolëse.

Dihet shumë pak për Ibn Sayyar al-Warraq, autorin e këtij teksti, përveç se ai vdiq në vitin 961 pas Krishtit dhe se ai ishte ngarkuar për të shkruar një libër gatimi mbi pjatat e Kalifëve, lordëve dhe dinjitarëve të kohës. Disa studiues sugjerojnë se Al-Warraq mund ta ketë përpiluar dorëshkrimin me kërkesë të mecenatit të tij, princit Hamdanid, Sayf al-Dawla. Shumë prej recetave mendohet të jenë marrë nga shkrues më të hershëm dhe mund të jenë shumë më të vjetra se 1000 vjet.

Mjeshtëria kulinarike dhe mjekësore e Al-Warraq: Nga etika te kura e fundit kundër dhimbjes së kokës nga pija 

Libri i plotë i recetave të Al-Warraq përbëhet nga pesë kapituj për pajisjet e kuzhinës, erëzat, tetë llojet e shijeve, shkaqet e prishjes së ushqimit dhe kura për ushqimin e djegur; 79 kapituj me receta kulinare, njëzet kapituj për etiketën e gatimit dhe ngrënies, si dhe njëzet e pesë kapituj për vetitë mjekësore të ushqimit, përfshirë atë që Nasrallah e përshkruan si “kurën për dhimbjen e kokës nga pija”.

Kura për dhimbjen e kokës nga pija e Al-Warraq, e quajtur “Kkishkiyya”, është një gjellë me mish, qiqra dhe perime, me shtimin e një përbërësi special të njohur si khask, një produkt i fermentuar me kos, qumësht dhe hirrë, i cili mendohet se është çelësi për të lehtësuar atë që Nasrallah e përshkruan si nxehtësi e tepërt në kokë dhe stomak. Libri këshillon gjithashtu të konsumoni lakër përpara pirjes së alkoolit, të hani meze mes pijeve për të ngadalësuar efektet e tij dhe të pini ujë ditën e mëvonshme përpara se të konsumoni gjellën. Sot, Kkishkiyyaende gatuhet në të njëjtën mënyrë, kryesisht në veri të Irakut dhe Levant.

Lexo edhe :  "Do të kenë sukses financiar në 2025"/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Përveç kurës për dhimbjen e kokës nga pija, Al-Warraq përfshin një recetë për “të fuqizuar marrëdhëniet seksuale”, e cila është vetëm për burrat. Ajo përbëhet nga 15g kanellë të ëmbël seilon, vaj myshku, karafil, kostus detar dhe xhenxhefil, si dhe 3 onzspeci i gjatë, myshk detar, fara kreshove, fara purrini persian dhe fara karote. Lexuesit i këshillohet t’i përziejë të gjitha së bashku me mjaltë për t’i lidhur në një pastë dhe të konsumojë një topth me madhësinë e një bajameje dy herë në ditë me stomakun bosh. Teksti shprehet se receta do të jetë efektive “dashtë Zoti”.

Libri i lashtë i Al-Warraq shpalos rolin e ushqimit në kulturën e epokës së artë të Islamit dhe ofron një vështrim tërheqës në bujqësinë, shëndetin dhe tendencat e ushqimit të Lindjes së Mesme në shekullin e 10-të./K.K

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV