Hakerët pro-rusë godasin Italinë, e pësojnë aeroportet e Milanos dhe Ministria e Jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerët pro-rusë të njohur në Telegram me pseudonimin “NoName057” kanë sulmuar faqet e internetit të aeroporteve të Mialnos, Malpensa dhe Linate, duke krijuar probleme për udhëtarët që duan të kontrollojnë fluturimet e mbërritjes dhe nisjes.

Po ashtu hakerët kanë sulmuar edhe website-n e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sulmi u njoftua nga vetë kriminelët kibernetikë, të cilët në mesazhin e tyre, ku renditën listën e faqeve të ndryshme që aktualisht janë të paarritshme ose nuk funksionojnë, shkruan: “Rusofobët italianë po marrin një përgjigje të merituar kibernetike“.

Në fakt, përveç aeroporteve Malpensa dhe Linate dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, u goditën edhe portalet e lëvizshmërisë të Sienës dhe Torinos, Transport Group dhe Federtrasporto.

Qendra Kombëtare e Krimit Kibernetik për mbrojtjen e infrastrukturave kritike të Policisë Postare ka nisur tashmë punën për të mbështetur aktivitetet e objektivave të prekur dhe për të kryer hetimet përkatëse./E.T

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV