Spitali i fundit funksional në veri të Gazës është shpallur jashtë shërbimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pas një sulmi ushtarak të ushtrisë izraelite (IDF) pranë këtij objekti.
Ky sulm shpërtheu pas akuza për praninë e luftëtarëve të Hamasit. IDF ka mohuar akuzat që lidhen me shkaktimin e zjarrit në këtë qendër shëndetësore, të cilat janë bërë nga Hamasi.
Ndërkohë, situata shëndetësore dhe humanitare në Gaza ka arritur një nivel alarmant.Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ruajtjen e sigurisë së objekteve shëndetësore në Gaza, ndërsa raportohet se të paktën 7 persona kanë humbur jetën në një bastisje të re në një kamp refugjatësh.
Që nga fillimi i luftës në tetor 2023, ushtria izraelite ka bërë shpesh akuza ndaj Hamasit për përdorimin e spitaleve si qendra komanduese, akuza të cilat Hamasi i ka kundërshtuar. Ushtria izraelite ka deklaruar se ka ndërmarrë masa për të zvogëluar rreziqet për civilët dhe ka mundësuar evakuimin e sigurt të civilëve, pacientëve dhe personelit mjekësor para realizimit të operacioneve./K.B