Kim zotohet se do të zbatojë politikën më të ashpër antiamerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do të zbatojë politikën “më të ashpër” kundër Shteteve të Bashkuara. Këto deklarata vijnë më pak se një muaj para se Donald Trump të marrë postin e presidentit të SHBA-së.

Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë rrit mundësitë për diplomaci të profilit të lartë me Korenë e Veriut. Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump ishte takuar tri herë me Kimin për bisedime mbi programin bërthamor të Veriut.

Shumë ekspertë, megjithatë, kanë thënë se një rinisje e shpejt e takimeve mes Trumpit dhe Kimit ka pak gjasa të ndodhë, pasi Trumpi fillimisht do të fokusohet në konfliktet në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Mbështetja e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës po ashtu përbën një sfidë në përpjekjet për të ringjallur diplomacinë, thanë ekspertët.

Gjatë një takimi pesëditor të partisë në pushtet, Partia e Punëtorëve, Kim e quajti SHBA-në “shtetin më reaksionar që e konsideron antikomunizmin si politikën të tij të pandryshueshme shtetërore”. Kim tha se partneriteti i sigurisë mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë po zgjerohet në një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”.

“Ky realitet tregon qartazi se në cilin drejtim duhet të shkojmë, çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të veprojmë”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA./S.M

Të fundit

Elon Musk trazon rrjetin/ Ndryshon emrin e tij në X si ‘Kekius Maximus’

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha asnjë...

Makina merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra tëplagosur

Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet...

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Kishim shumë ide të mira për vitin 2024: Do të ulim peshën, do të pimë më pak alkool, do të meditojmë më shumë, e...

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në Kosovë

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të lëvizin pa viza në Kosovë. Vendimi për këtë masë ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe lejon lëvizjen...

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto janë pesë gjëra që do...

Lajme të tjera

Web TV