Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët bashkë me pensionin kanë marrë këtë dhjetor edhe shpërblimin e akorduar.
Ndërsa shprehen falenderues, pensionistët shprehen se ato para i përdorën për të blerë ushqime për tryezën e vitit të ri. Ata shprehen se pasi morën shpërblimin blenë gjelin e detit dhe ushqime për vitin e ri. Edhe pse e vlerësojnë vendimin e qeverisë që mendoi për ta këtë vit, kërkesa e tyre vijon të jetë për rritje të pensioneve.
Pensionistët beratas ankohen se me pensionet aktuale nuk përmbushin dot as kushtet minimale të jetesës dhe kërkojnë rritje të pensioneve për të pasur një jetë të denjë.
Pensionistët thonë se paratë që marrim nuk mbulojnë as shpenzimet mjekësore për ilaçe e as për blerjen e ushqimeve bazë.
“Ne nuk duam të hamë vetëm për vitin e ri por për gjithë vitin dhe pensioni që marrim është qesharak, pasi është i pamjaftueshme sepse çmimet kanë shkuar në stratosferë. Ne duam rritjen e pensioneve për të jetuar denjësisht pasi kemi punuar një jetë të tërë dhe nuk jemi vlerësuar asnjëherë siç e meritojmë nga qeveria. Me pensionet që marrim aktualisht nuk ushqehemi dot’”-, shprehen pensionistët.
E ndërsa pensionistët do të ndihen të kënaqur për pak ditë nga shpërblimi që morën, për disa kategori të tjera shpërndarja e bonusit nuk ka nisur ende, gjë që e pohon një pensionist që merr pension invaliditeti./K.B