Hapen burgjet, Edi Rama tjetër amnisti, ja kush përfiton nga projektligji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të zgjedhjeve por me argumentin e mbipopullimit dhe kostos, shumica socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për të “hapur” burgjet. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist Nasip Naço ka propozuar projektligjin që i lehtëson kushtet e izolimit të dënuarve që i kanë mbetur 2 vite e 6 muaj burg. Kjo vlen vetëm për të dënuarit e sigurisë së ulët ndërsa kusht është sigurimi i një kontrate pune në institucion ose me vendim të Komisionit të Vlerësimit të rrezikshmërisë. Projektligji thekson se këto propozime kanë ardhur pas konsultimeve me institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile.

Detajet

Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020, “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,

VENDOSI:

Në ligjin nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 16, pas pikës 4, shtohet pika 4/1 si më poshtë: “4.1. Përjashtimisht nga parashikimet e mësipërme, Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Dënuarve vendos kalimin e të dënuarve nga një institucion i sigurisë së lartë në një institucion të sigurisë së zakonshme, me kërkesë të drejtorit të institucionit, të dënuarit ose të përfaqësuesit të tij ligjor, ku ekzekutohet vendimi ndaj të dënuarit, në rast se i dënuari ka kryer jo më pak se 2/3 e dënimit.”

Neni 2

Në nenin 18, pika 1, ndryshohet si më poshtë: “1. Institucionet e sigurisë së zakonshme janë institucionet ku ekzekutohen dënimet ndaj të gjithë të dënuarve për vepra penale, dënimi i të cilëve kalon pesë vjet burgim, me përjashtim të atyre që vendosen në institucionet e sigurisë së lartë.”

Neni 3

Në nenin 19, pas pikës 1, shtohet pika 1/1 si më poshtë: “1.1. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së ulët janë institucione në të cilat, të dënuarit kryejnë dënimin me mbikëqyrje me perimetrin e sigurisë minimal.”

Lexo edhe :  “2024 shënoi hapa të rinj në luftën kundër krimit”, mesazhi i Policisë së Shtetit

Neni 4

Në nenin 20, pika 1, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme: Pika 1, ndryshohet si më poshtë: “1. Institucioni i hapur është institucioni ose seksioni ku ekzekutohen dënimet ndaj:

  1. a) Të dënuarit me burgim, të cilit i ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur, me kusht që i dënuari të ketë siguruar një kontratë të rregullt pune në institucionin e hapur, kur raporti i komisionit të vlerësimit të rrezikshmërisë së të dënuarve vlerëson se nuk përbën rrezik për sigurinë e institucionit apo të shoqërisë;
  2. b) Të dënuarit me gjysmë lirie.” Pas pikës 1, shtohen pikat 1/1, 1/2, 1/3 dhe 1/4 si më poshtë:

“1.1. Institucioni i hapur është institucioni në të cilin, i dënuari kryen dënimin me mbikëqyrje me perimetrin e sigurisë minimal dhe nuk mbyllet në qelitë e burgut.

1.2. Për marrjen e vendimit për transferim, Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Dënuarve mban në konsideratë nëse transferimi lehtëson riintegrimin e të dënuarit, ndihmon në mbajtjen e lidhjeve familjare, sociale dhe ekonomike, përmes aksesit në punësim.

1.3. Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Dënuarve vendos kalimin e të dënuarve nga një institucion i sigurisë së ulët në një institucion të hapur, me kërkesë të drejtorit të institucionit ku ekzekutohet vendimi ndaj të dënuarit ose të përfaqësuesit të tij ligjor, në rast se plotësohen kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

1.4. Kontrata e rregullt e punës në institucionin e hapur është një marrëdhënie juridike që formalizohet me kontratë midis të dënuarit dhe institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, institucioneve të tjera shtetërore ose bizneseve private. Rregullat dhe procedurat mbi kontratën e punës në institucionin e hapur miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.”

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. Kryetari Elisa Spiropali./   S,M

Të fundit

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Lajme të tjera

Web TV