Kryeministri Edi Rama në një konferencën e fundit për gazetarët ka folur për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka përgëzuar administratën për punën e shkëlqyer, siç pohoi edhe vetë kryeministri.
“Do të ishte e pamundur pa skudrën tonë dhe pa punën e shkëlqyer që kanë bërë. Vlerësimet befasuese të Komisionit Europian, përfaqësuesit e vendeve më skeptike të BE-së janë një shtysë, një motivim për çfarë është bërë në gjithë këto vite. Ana e dukshme për shkak të këtyre ekspozimeve për publikun është në fakt një pjesë shumë e vogël për të treguar nivelin dhe punën e administratës, edhe për mua një befasi në procesin e ballafaqimit me skuadrën e Komisionit Europian.”
KONFERENCA LIVE: