Për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën si destinacion, qendra e kulturës dhe artit do ketë një kalendar të pasur artistik, duke filluar me një kartolinë muzikore dhe për të vijuar me koncertë ne sheshe të qytetit.
Edhe këtë vit, kapacitetet hotelerike në Korçë për natën e ndërrimit të viteve, janë të rezervuara prej më se shumë se një muaj.
Edhe qyteti i Vlorës është thuajse i rezervuar. 80% e strukturave hoteliere janë prenotuar e po ashtu dhe barët e restorantet.
Edhe qytete te tjera si Gjirokastra, janë të rezervuara tërësisht nga turistë të huaj dhe vendas./K.K