“Një vit plot zhvillime për PD-në. Një vit më parë është arrestuar Sali Berisha, e cila ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe e rëndësishme. Shumë e rëndë që të arrestosh kryetarin e opozitës. Ky ka qenë një vit i mbushur me shumë sfida për PD-në. Këtë vit, PD ka qenë çdo ditë në aksion”. Arresti që iu bë Berishës më 30 dhjetor të vitit të kaluar ndikoi për ta vënë në lëvizje PD-në, ndikoi edhe tek ata eksponentë të PD-së që kishin një mendim më ndryshe. Si rezultat i kësaj qëndrese e bashkimi, Berisha sot është midis demokratëve, çdo ditë në takime”.
Kështu e komentoi vitin 2024 për Partinë Demokratike deputeti Luan Baçi teksa ishte i ftuar në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu.
Më tej, Luan Baçi u shpreh se protestat kanë arritur shumë deri në këtë pikë, ndërsa theksoi se ato do të vazhdojnë deri në fitoren e PD-së dhe arritjen e rotacionit politik në vend.
“Protestat kanë arritur shumë. Së pari kanë mbajtur gjallë frymën e opozitës, të qytetarëve, të votuesve tanë. Shpesh kemi pasur kërkesë nga votuesit për t’u mbledhur në protestë. Ne nuk tërhiqemi nga kauza jonë dhe patjetër që do të shkojmë në finish deri në fitoren e PD-së dhe rotacionin politik”, tha Luan Baçi./e.t