Elisa Spiropali shënohet si kryetarja më e re në histori e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe po ashtu politikania më hopin më të madh të karrierës për këtë vit. Si një përfaqësuese e brezit të ri, sot, numri dy i shtetit, kumton një ambicie të politikës shqiptare që ky brez, më në fund, ta thotë fjalën e tij, 35 vjet pas rënies së komunizmit. Në një rrëfim për revistën “Liberale”, Spiropali rrëfen nga një kënd tjetër i karrierës së saj të pathënat dhe të thënat e një rrugëtimi jo të shkurtër që nis, pas përfundimit të studimeve në Kanada dhe Amerikë, për t’u rikthyer në atdhe. Në fakt, kur e mendon një zgjedhje të tillë, s’mund të jetë për askënd një veprim i pakuptueshëm, kur lexon atë që ajo vetë e thotë: “jam produkt i familjes, por edhe i historisë, kulturës, artit, madje edhe i klimës, relievit, gjeografisë të vendit tim, të cilin nuk e këmbej me asnjë vend tjetër, sado të qytetëruar e të pasur, kurrën e kurrës.”/K.K
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H