Tjetër lajm i mirë për pensionistët, njihen për pension vitet e punës para ’94-ës’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave projektligji për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sigurimet shoqërore, para vitit 1994.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, ky projektligj garanton mbështetje dhe drejtësi për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në: Institucione dhe ndërmarrje shtetërore deri më 01.10.1993; Ish-ndërmarrje bujqësore deri më 17.10.1992; Ish-kooperativa bujqësore deri më 19.07.1991 “Projektligji i kalon Parlamentit, duke pritur që pas miratimit, nga viti 2025, të përfitojnë të gjithë ata që lidhin pensione të reja, që janë afërsisht 40,000 individë çdo vit, për njohjen automatikisht të periudhave të punës që nga mosha 18 vjeç, pa dokumente shtesë, për kohën para vitit 1994”, theksoi Gonxhja.

Sipas tij, miratimi i këtij projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore, që numëroheshin me mijëra çdo vit, kostot e rënda procedurale dhe vitet e humbura, duke siguruar plotësim moshe pensioni për më shumë aplikues dhe krijuar një sistem më të thjeshtë e më të drejtë sigurimesh shoqërore për të gjithë përfituesit.

Reagon kreu i ISSH

Nga ana tjetër, për ketë çështje ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, u shpreh në një intervistë për mediat, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit. Ai theksoi se procedura për të përfituar është shumë e lehtë. “Ky ligj këtë ka si qëllim, për njohjen automatike të periudhave të vjetërsisë në punë, nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat, ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrjet shtetërore.

Që nga mosha 18 vjeç, ai që ka punuar në kooperativë, deri në korrik të 1991, kjo periudhë, automatikisht do t’i konsiderohet vjetërsi pune në kooperativë. Ai që ka punuar në ndërmarrje bujqësore, do jetë që nga mosha 18 vjeç, deri në 1992. Ata që kanë jetuar në qytet dhe kanë punuar në ndërmarrje shtetërore, nga mosha 18 vjeç deri në tetor 1993, do njihet automatikisht periudhë sigurimi. Qytetari nuk do të bëjë asgjë. Do dalë një vendim i qeverisë, shumë shpejt, është gati. Të gjitha këto periudha, po bëhen gati listat.

Qytetari ka për detyrë të sjellë vetëm një certifikatë. Ne kemi parashikuar në projektligj, të gjithë ata që janë në proces ankimimi administrativ, brenda ISSH, automatikisht do të pezullohen të gjithë proceset e ankimimit dhe automatikisht do t’u njihet ajo periudhë. Ky ligj i shtrin efektet, nga momenti që hyn në fuqi. Ky ligj e ka fuqinë për të gjithë ata që dalin në pension nga tani e tutje. Sigurisht që ka implikime në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor për sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Të gjithë ata që kanë pasur moshë pune në kohën e komunizmit, të gjithë kanë punuar, kush më shumë, kush më pak. Nuk ka pasur papunësi. Ne thjeshtojmë procedurën për një të drejtë që u takon. Implikimet, kostoja financiare që kemi parashikuar deri sa kjo skemë të shuhet, është rreth 5 milionë lekë, shtrihet deri në 15 vjet. Është e papërfillshme. Sigurisht që ne, në momentin që do të miratohet ligji, njëkohësisht kemi një udhëzim, proces më transparent, besoj nuk do të ketë. Qytetarin i kërkojmë vetëm një certifikatë”, deklaroi ai.

Pse është momenti më i mirë që ky projektligj të zbatohet

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado thotë se projektligji që do të njohë automatikisht vitet e punës në kooperativë gjatë periudhës së komunizmit, vjen në një moment të artë. Hado u shpreh se ka pasur probleme me dokumentacionin, ku shpeshherë ka qenë jo i plotë, i falsifikuar, apo edhe i djegur. Ndër të tjera, Hado shtoi se në pension, çdo vit dalin në pension 40 mijë qytetarë, të cilët do të ndikohen nga ky projektligj. “Pse tani? Tani është momenti i artë që ky projektligj të zbatohet.

Nga ky vit, deri sa të shuhet historiku i vjetërsisë në punë të periudhës së komunizmit, duhen rreth 15 vjet. Duke parë kostot që shkaktohen për shkak të gjyqeve, numrit të lartë të ankesave, dhe mos njohja e disa viteve të vjetërsisë në punë për shumë arsye, është momenti më oportun që ky projektligj të hyjë në fuqi. Qytetarët do jenë të lumtur dhe performanca institucionale do jetë e mirë. Sigurisht që janë njohur, por për shkak të një dokumentacioni, i cili nuk është plotësuar rigoroz sipas ligjit dhe nuk është ruajtur në kushte optimale, për shkak të problematikës të politikave sociale që ka kaluar Shqipëria në këto 30 vite tranzicion, ne kemi dokumentacion i cili është i paplotë, i falsifikuar, apo edhe i djegur.

Një pjesë e personave që kanë qenë përgjegjës, nuk i kanë respektuar në mënyrë rigoroze, parimet e mbajtjes së dokumentacionit në punë. Shpeshherë përballemi me emra të ndryshëm. Këto janë anomali që krijojnë sorollatje për qytetarët, janë edhe objekt gjyqesh. Jo të gjithë ata që dalin në pension kanë të njëjtën problematikë. Janë 40 mijë persona që dalin në pension çdo vit. Të 40 mijë vetat ndikohen. afektohen nga ky ligj”, nënvizoi Hado./   S,M

Të fundit

Kthjellime dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për sot

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...

Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ky vendim, që...

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Lajme të tjera

Web TV