2024, viti i rënies së Ilir Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Zyrtari dhe politikani i vetëm që brenda një periudhe të shkurtër dhe në moshë të re ka provuar postet më të larta të shtetit shqiptar.

Ky vit që po mbyllet, politikisht ka pasur mjaft zhvillime, që në pjesën më të madhe të tyre janë shënuar nën shenjën e SPAK.

Ku sheshi përballë prokurorisë së Posaçmë është kthyer një piazz-an më kryesore të debatit publik, duke ja marrë edhe Parlamentit.

Që nga proceset e Berishës, maratona gjyqësore e të cilëve ka pasur një odise të madhe, tek shpërndarja formale e opozitës në një format më të ri, që është një process i riformësimit të saj, e deri tek vula e cirku i deputetëve të doktorit.

Zhvillim mjaft i rëndësishëm është kalimi në mënyrë rrufe i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, duke i dhënë një stad të ri që tashmë është totalisht i pakthyeshëm.

Me një fjalë zhvillime ka pasur shumë, të cilat janë pjesë e një procesi që po zë vendin e vet. Megjithatë kryengjarja ka qenë rasti “Ilir Meta”.

Me të gjithë debatet e polemikave që hapi ndalimi i tij nga policia, deri tek odiseja e proceseve që e përfshijnë, mund të thuhet se ishte kryengjarja e vitit.

Përveç rastit gjyqësor, dramës familjare, e natyrisht kokolepsjet që shoquruan të gjithë këtë tenovelë, politikisht në 2024, përjetuam rënien e një lojtari të fortë të politikës shqqiptare për 30 vjet.

Zyrtari dhe politikani i vetëm që brenda një periudhe të shkurtër dhe në moshë të re ka provuar postet më të larta të shtetit shqiptar.

Një rënie pikiatë, e cila erdhi pasi Ilir Meta ngjiti kryemajën e pushtetit, atë të Kreut të Shtetit. E pikërisht rënia nga lartësitë është gjithmonë më e rëndë sesa ajo që vjen nga një lartësi të ulët politike.

Lexo edhe :  Viti i betejës së SPAK-ut me pandëshkueshmërinë e politikës

Kjo rënie përfaqëson realisht një fenomen shqiptar, një fenomen ku Ilir Meta ka natyrisht haqet e veta, por që në fund të fundit, këtu ligjin e bëjnë të mëdhenjtë, apo ata që kanë monopolin e politikës. Meta tentoi ta thyejë këtë skemë që në vitin 2004, por disheza e tij nisi në vitin 2009-2011, kur zhvilloi koalicionin e panatyrshëm me Sali Berishën. i cili edhe pse u pa me sy të mirë nga një pjesë e elektoratit të djathtë, krijoi një çarje të madhe politike në vend.

Çarje që u shoqërua nga një manovër e sforcuar e Ilir Metës për të ngritur fuqinë e tij politike nëpërmjet kleintelizmit politik.

Duke blerë elektorat majtas e djathtas, çka është jo vetëm e panatyrshme, por edhe jo dialektike. Realisht Ilir Meta ra pikërisht atëherë kur u ndje më i fortë. Gjithçka tjetër ishte një kronikë e një rënie të paralajmëruar.

LSI-ja e parë me profesorët, edhe pse nuk merrte 18 deputetë ishte garancia më e sigurtë për një ngjizje të “faktorit të tretë”.  Lëvizjet e forta pindarike dhe pa asnjë orientim i dhanë shtuan pasigurinë Ilir Metës, që më pas hyri në një moçal ku nuk dilte më. Në vitin 1991 është konsideruar si nga politikanët më të talentuar të së majtës, e sot është i padashur madje më shumë si nga e majta, si nga e djathta./    S,M

Të fundit

Vendimi i Apelit për Berishën, reagon deputeti i PD

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për kryedemokratin Sali Berisha. Përmes një postimi...

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj qe do të rrisin menjeherë energjine

Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar mirë dhe konsumuar mjaftueshëm ujë? Dieta juaj mund të jetë një ndër shkaqet e...

Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias,...

“Është shtatzënë” -Don Xhon flet për herë të parë për marredhënien me modelen ruse

Reperi i njohur Don Xhon ka folur për marrëdhënien me ish-partneren e tij, modelen ruse Ariana Lirey. Ai është shprehur se lidhja e tyre ka qenë shumë...

Aksident i rëndë, dyshohet per dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Nga përplasja e dy makinave dyshohet për dy viktima, xhaxha e nip./K.K

Lajme të tjera

Web TV