Ambasada Amerikane ka kthyer në kujtesë momentet e rëndësishme të vitit “që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, përcjell A2.
“Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta”, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale. (A2 Televizion)
/e.t