Koleksionisti dhe filatelisti i njohur Mirgen Shamblli ka sjellë një ekspozitë të vecantë në “Qoshkën e Koleksionistëve”.
Ekspozita perfshin 50 kartolina urimi per krishlindje dhe vitin e ri te cilat i perkasin fundit të 1880-ës deri në vitin 1940.
Kartolinat janë derguar asokohe nga vendet e ndryshme ku shqiptarët kishin emigruar në ato periudha duke perfshire Britaninë e Madhe, Amerikën etj. Pjesa më e madhe e tyre janë të shkruara në quhën angleze.
“E vitit 1892 është kartolina më e vjetër që kam unë. Ka ardhur nga Britani në Korçë. Njerëzit i hedhin kartolinat, ndërsa unë i koleksionoj për pasion”, tha Shamblli.
Kompozimi dhe grafikat i bëjnë të veçanta këto kartolina, ndërsa mbledhja e tyre ka qenë e vështirë pasi të pakta janë familjet korcare te cilat kanë mundur ti ruajnë urimet nga gjyshërit dhe stërgjyshrit e tyre.
“Urimet janë të njëjta si sot, Gëzuar Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri!”, tha ai, duke shtuar se më të veçantat janë kartolinat me litografi, stampim”, tha ai.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në ditet e para te janarit, ndersa ka terhequr vemendjen e vizitorëve të cilët po kalojne pushimet dimerore në Korçë./E.T