“Elon Musk do të dobësojë Europën”/ Alarmi nga Gjermania: Ja pse mbështet të djathtën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mbështetja e miliarderit amerikan për të djathtën ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, është një lojë logjike dhe sistematike për të dobësuar Europën”. Këtë tha kancelari Robert Habeck në fjalimin e tij të Vitit të Ri.

Thirrjet e Musk, sipas tij, nuk bëhen nga injoranca, vijoi më tej Habeck, i cili është kandidat për kancelar i Të Gjelbërve në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

“Është logjike dhe sistematike. Musk po fuqizon ata që po dobësojnë Europën. Një Europë e dobët është në interes të atyre për të cilët rregulloret janë një kufizim i papërshtatshëm i pushtetit të tyre”, tha Habeck.

Qeveria gjermane akuzoi të hënën pronarin e platformës sociale X dhe CEO-n e Tesla se po përpiqet të ndikojë zgjedhjet e ardhshme me opinionin e dhënë për një gazetë vendase. Musk, i vlerësuar si njeriu më i pasur në botë, shpenzoi më shumë se 250 milionë dolllarë në përpjekjet për të ndihmuar Donald Trump të fitojë zgjedhjet dhe është caktuar si këshilltar i republikanit për të “krasitur” buxhetin federal.

Ai e cilësoi AFD-në e ekstremit të djathtë si shpresën e fundit të Gjermanisë, duke vlerësuar qasjen anti establishment dhe anti emigrantëve të partisë./E.T

Të fundit

“Madonna ishte vërtet e dashuruar me Sean Penn pavarësisht martesës së tyre të trazuar”

Martesa e Madonna dhe Sean Penn mund të ketë qenë e trazuar, por mbretëresha e popit ishte “vërtet e...

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I pari është Lefter Toçi, 41...

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e tij. Unë çështjen e kam...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmeritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

Lajme të tjera

Web TV