Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka shpërndarë një mesazh urimi për qytetarët, në prag të ndërrimit të viteve.
Koçiu përcjell urimet më të përzemërta për gjithë qytetarët shqiptarë.
“Ndërsa mbyllim këtë vit dhe presim me shpresë Vitin e Ri 2025, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Uroj që viti i ri të jetë plot shëndet, gëzim dhe mundësi për të realizuar ëndrrat tuaja.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar me zemër dhe përkushtim në sukseset që ndajmë sot. Mbështetja juaj ka qenë forca jonë për të arritur më shumë dhe për të krijuar ndryshime që vlejnë për të gjithë.
2025-ta na fton të shkojmë më larg, të synojmë më lart dhe të besojmë më shumë në atë që mund të arrijmë së bashku.
Gëzuar Vitin e Ri! Le të jetë një vit plot energji dhe mbarësi për çdo shqiptar!”, tha Koçiu.