Ndërrimi i viteve/ Prani e shtuar e efektivëve në sheshe, qendra tregtare, banka e lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më rastin e ndërrimit të vitit Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të bërë të mundur garantimin e sigurisë publike.

Shefi i Rendit Publik pranë Policisë së Shtetit, Agron Çeli i ftuar në emisionin Sot Live, u shpreh se do të ketë prani të shtuarë të efektivëve të policisë në sheshe, qëndra tregtare, banka dhe në ambiente ku do të ketë festime.

‘Shërbimet e policisë do të patrullojnë dhe do të mbajnë në mbikëqyrje qendrat tregtare, bankat dhe bankomatet. Përveç shesheve dhe ambienteve ku do të festojnë qytetarët janë edhe lokalet, ku do të bëhen festime, shërbimet e policisë do ti mbajnë në mbikëqyrje. Po ashtu, shtim të forcave do të kemi edhe në aeroport, atje ka disa kohë që kemi shërbime dhe në këtë periudhë ka shërbime të shtuara edhe nga forca kombëtare e sigurisë’, tha ai.

Ai tha se një shtim të forcave të policisë do të ketë edhe në pikat e kalimit kufitar.

‘Plani i masave konsiston në garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjitha sheshet ku do të ketë grumbullime për të festuar. Ata dalin në sheshe kryesore dhe festojnë dhe të gjithë punonjësit kanë marr detyrat konkrete dhe themi se s’do të ketë problematika. Kemi punuar edhe për rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe të sigurisë rrugore në pikat e kalimit kufitar’, tha ai.

Shefi i Sektorit të Rendit Publik u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin me makina nëse janë nën efektin e alkoolit.

‘Pas festimeve në lokale dalin dhe janë në efektin e alkolit dhe shërbimet e policisë do të jenë prezentë në rrugë për të bërë edhe testin e alkolit. Përfitojë që ti bëjë thirrje që kur të dalin për të festuar të mos dalin me mjetet e tyre kur janë nën efektin e alkolit që të shmangin ngjarje jo të këndshme’, tha ai./e.t

Të fundit

GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm!

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e...

Rusia nuk kursehet as për festa, lëshon 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Rusia nuk kursehet as për festa, 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person...

Pika zero e Revolucionit!

Nga Namir Lapardhaja Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd!

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD. Nënkryetari...

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik. Kjo rutine rrit në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV